E Diel, 1 Nëntor 2026

“Votimi elektronik mund të përdoret në zgjedhjet vendore të 2011-s”

Deklaron këshilltari i kryeministrit për IT-në

Në një kohë kur forcat politike në vend të nisin nga puna për mendimet në Kodin Zgjedhor, bëhet gjithnjë e më i prekshëm fakti i zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme vendore me një teknologji të përparuar. Këshilltari i kryeministrit për IT-në Pjerin Marku, deklaron se votimi elektronik është plotësisht i mundur në terrenin shqiptar për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai deklaron se votimi elektronik mund të bëhet pavarësisht penetrimit të internetit.
Këshilltari i kryeministrit sqaron se janë katër modele kryesore të cilat mund të adaptohen në vendin tonë, por mbi të gjitha sipas tij duhet që palët të bien dakord për modelin që do zgjedhin, duke nënkuptuar kështu ndërhyrjet e duhura dhe të bazuara në konsensus në Kodin Zgjedhor. Për këtë, palët politike si ato të mazhorancës ashtu edhe të opozitës, duhet të përcaktojnë metodikën e realizimit të procesit të zgjedhjeve elektronike. Votimi elektronik lehtëson plotësisht edhe procesin e numërimit i cili mund të bëhet përmes një skaneri.
Votimi elektronik u hodh si debat nga kryeministri Berisha gjatë takimit me homologun e tij estonez në Tiranë, ndërsa është përshëndetur nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Opozita ende nuk ka treguar një qëndrim korrekt, përveç disa thagmave mediatike të Edvinit, i cili po ekspozohet si i pa interesuar për zgjedhjet e ardhshme vendore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›