E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi i Cefës, Gjinushi: PS po drejtohet gabim

TIRANE- Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi duke komentuar votimin e djeshem per vendin vakant ne KLD ka deklaruar se, pas kesaj Kuvendi nuk ekziston me, Presidenti i vendit eshte zhveshur nga kompetencat dhe opozita parlamentare eshte inekzistente.

“Zhvillimet e djeshme politike treguan dhe njëherë se Kuvendi nuk ekziston më si një institucion demokratik në Shqipëri, se Presidenti i Republikës është i zhveshur nga kompetencat e tij kushtetuese dhe se Gjykata Kushtetutese bën vetëgjyqësi me vetë Kushtetutën apo me vendimet e tjera të mëparshme dhe se fatkeqësisht opozita parlamentare është inekzistente. Pas Gërdecit, 21 Janarit, ky nuk është faji i Sali Berishës, por është faji opozitës parlamentare e drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe disa të prenotuarve të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup me pa të drejta të dhunuar dhe poshtëruar- tha Gjinushi, duke leshuar keshtu akuza ne drejtim te Rames.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›