Votimi i Mbetjeve dy ish-presidentet peticion Topallit
Dy ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani si dhe shkrimtari i njohur Dritero Agolli firmosin peticionin kunder miratimit te ligjit te mbetjeve. Peticioni i tre figurave te njohura te shtetit shqiptar dhe letrave shqipe eshte me nismen e Kuvendit Civil. Kjo organizate beri te ditur se peticioni me firma nder te cilet bejne pjese personalitet e vendit eshte dorezuar dje ne Kuvendin e Shqiperise. Kuvendi Civil i ka bere thirrje kryeparlamentares Topalli dhe i ka kerkuar te heqe nga rendi i dites se sotme miratimin e ligjit te mbetjeve por te coje se pari peticionin ne komisionet perkatese dhe te shtoje ne ligj paragrafin e peticionin ku mijera qytetare e kane kerkuar paragrafi Ne Republiken e Shqiperise ndalohet importi i cfaredolloj mbetjeje per 20 vitet e ardhshme. Ne te njejten kohe lajmerohet se sot Kuvendi Civil ne bashkepunim me Aleancen kunder Importit te Plehrave do te realizoje nje proteste masive ne kryeqytet ku ne oren 1100 te gjithe do te mblidhen te Ministria e Mjedisit dhe me pas ne menyre demonstrative do te marshojne per te Parlamenti. Ndersa behet e ditur se Zyra Qytetare per Mbrojtjen e Mjedisit do te zhvilloje nje takim me Presidentin e Republikes Bamir Topi. Ai do te realizohet me kerkesen e ZQMM-se per ti paraqitur Presidentit te Republikes argumentet se perse ligji per importin e mbetjeve urbane nuk duhet votuar. Takimi me Presidentin do te jete ne oren 9.30 tek selia e Presidences. Kreu i shtetit e ktheu mbrapsht ligjin per mbetjet duke i kerkuar Kuvendit qe te rishohe nenin 49 i cili lejon importimin e mbetjeve. Mazhoranca gjate shqyrtimit te kerkeses se Presidentit e cilesoi si te pabazuar dekretin. Sot Kuvendi pritet te votoje dekretin e kreut te shtetit ne lidhje me rishqyrtimin e ligjit e mbetjeve. Partia Demokratike ka mbajtur nje qendrim per te rrezuar dekretin e kreut te shtetit. Lideri i PD-se Berisha nuk ka ngurruar te sulmoje as kreun e shtetit per kthimin e ketij ligji.