E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 50 mije euro pije alkoolike false

Policia arreston dy persona qe mbanin nje kantine te palicencuar ku falsifikonin markat e njohura boterisht dhe i shisnin ne tregun shqiptar

Prodhonin pije alkoolike te falsifikuara ne punishten qe ata vete kishin ndertuar dhe dilnin ne treg me etiketen e disa prej markave me te njohura ne vend policia i arreston pas nje hetimi 3-mujor. Dy te arrestuarit prej disa muajve ushtronin veprimtarine kriminale dhe prodhonin sasi te medha pijesh te cilat i shperndarin ne tregun e brendshem sikur te ishin origjinale. Pas hetimeve disamujore operacioni i koduar Aquila arrestoi ne flagrance Adriano Lokajn 35 vjec dhe Ndricim Hasen 32 vjec te dy nga Tirana. Policia e Tiranes ne bashkepunim me ate te Kavajes dhe te Durresit pasi kane mbajtur nen vezhgim dy te dyshuarit dhe gjate momentit te shperndarjes dhe hedhjes ne treg te nje sasie te konsiderueshme pijesh te falsifikuara policia eshte vene ne aksion duke bere arrestimin e tyre ne flagrance. Nga burime policore mesohet se pijet alkoolike te falsifikuara te llojit konjak fernet mbanin etiketen dhe vulen e firmave te licencuara dhe te regjistruara Skenderbeg dhe prodhime Aquila Liquori te firmes Redon. Dyshohet se te arrestuarit e ushtronin aktivitetin ne menyre te jashteligjshme pasi nuk jane regjistruar ne organet tatimore duke iu shmangur keshtu detyrimeve tatimore dhe nuk jane te licencuar. Pavaresisht kesaj ata vazhdonin te tregtonin pijet e falsifikuara duke konkurruar ne treg ne kete menyre me firmat e licencuara. Pas hetimeve intensive pergjate 3-muajve nga forcat policore u arrit kapja qytetin e Kavajes ne flagrance te Lokaj dhe Hases dhe u arrit sekuestrimi i nje linje prodhimi ne Tapizete pijeve alkoolike te falsifikuara si konjak dhe fernet. Aktiviteti i paligjshem i ngritur nga dy te arrestuarit kishte te instaluar nje linje prodhimi stampimi dhe tregtimi te pijeve te falsifikuara te cilat ishin te palicencuara duke vendosur etiketa te pamiratuara nga Ministria e Bujqesise. Gjate arrestimit efektivat e policise sekuestruan vetem mallrat te cilat u gjenden na magazine dhe u perllogarit vlera e tyre por te dyshuarit kane hedhur ne treg me pare sasi te tjera te medha pijesh alkoolike te falsifikuara. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua linja e prodhimit e ndodhur ne Tapize makinerite qe sherbenin per prodhimin e pijeve alkoolike dhe 100 arka te mbushura me shishe te pijeve alkoolike 2000 shishe me etiketa ambalazhe njesoj si firma te tjera konkurruese ne treg 20 mije tapa shishesh me emrin fabrika Skenderbeg 4000 pulla te Ministrise se Financave dhe perzieres per prodhimin e pijeve alkoolike. Sipas burimeve policore pas perllogaritjeve ka rezultuar se vlera e mallrave te sekuestruar ka shifren e 50 mije eurove ndersa nuk dihet ende sasia dhe vlera e mallrave te tregtuara me pare nga dy te dyshuarit. Nderkohe qe uniformat blu jane duke punuar intensivisht per sekuestrimin e te gjitha mallrave te cilat jane shperndare dhe tregtuar ne vend. Forcat e rendit jane duke vijuar hetimet per kapjen e personave te tjere qe mund te jene te perfshire ne aktivitetin e paligjshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›