E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi në burgje, procesi po shkon drejt fundit

TIRANË- Procesi i votimit në qendrat e paraburgimit në Tiranë, po shkon drejt fundit. Lajmi mësohet nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, sipas të cilëve në qendrën e paraburgimit "Jordan Misja" në Tiranë, tashmë kanë votuar 318 të paraburgosur. Ndërkohë që, ky proces është në përfundim edhe në qendrat e tjera të burgjeve në Tiranë.
Në shkallë vendi, në burgje ndodhen afërsisht 5.000 persona. Thuajse të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit janë pajisur me letërnjoftimet e reja elektronike, duke shprehur kësisoj interes të lartë për të marrë pjesë në këto zgjedhje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›