E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjedhjet” Kakavijë, në 12 orët e fundit hyjnë në Shqipëri 3505 persona

Vazhdon kthimi i emigrantëve për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor. Vetëm gjatë 12 orëve të fundit nga pika kufitare e Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri 3505 shtetas, 393 automjete dhe 37 autobuza.KAKAVIJE- 3505 shtetas kanë hyrë në Shqipëri gjatë 12 orëve të fundit të ditës së sotme nëpërmjet vendkalimit kufitar të Kakavijes.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit bën të ditur se gjatë 12 orëve të fundit përmes pikës kufiatre të Kakavijës kanë hyrë në vendin tonë 3505 shtetas, 393 automjete dhe 37 autobuza.

Fluksi i emigrantëve që i janë drejtuar Shqipërisë për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor ka ardhur duke u shtuar nga dita në ditë gjatë gjithë javës.

Në qarkun e Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika kufitare, e Kakavijës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe "Tre Urat", rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›