E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi në parlament pasuron arkivin e dështimeve “Rama”

13-04-2012 / Gazeta 55

Edi Rama ka provuar të pilotojë sërish në mungesë një bllokadë parlamentare, duke penguar procesin e votimit me kuti, por veç sa ka pasuruar arkivin e dështimeve të tij politike, qëkur bleu poltronën e kreut të PS. Prova e forcës ka përfunduar me konsolidimin e mazhorancës, e cila dha provën gjenerale se mund të udhëheqë një proces normal politik të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit

Partia Socialiste u paraqit dje në Kuvendin e Shqipërisë me një platformë diversioni, që synonte të provokonte shumicën parlamentare (me tendencë bllokimin e parlamentit) dhe kjo të përdorej më pas si, sukses i jashtëzakonshëm politik i Edi Ramës.
E gjithë ‘përplasja’ e orkestruar në Kuvend nga telefoni i Edi Ramës, kishte si qëllim të përçante dhe jo të testonte kandidaturën e saj, për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga këtu, del se PS u tall hapur fare ish prokurorin, Ardian Visha i cili vetëm një ditë më parë (të mërkurën), në komisionin parlamentar të ligjeve u dëgjua në raportimin e tij nga opozita dhe mazhoranca dhe në përfundim u rrëzua nga kjo e fundit si kandidaturë e papërshtatshme për vetë rrethanat dhe specifikat e institucionit të KLD-së.
Ministri i fundit i diktaturës, Gramoz Ruçi ishte dhe vegla e diversionit të turpshëm në Kuvend, i orkestruar me telefon nga Edi Rama, i cili bëri çmos për bllokimin e Kuvendit dhe kthimin e anarshisë parlamentare.
“Incidenti”, i proklamuar fort nga Taulant Balla dhe Erjon Braçe në profilet e tyre private të Facebook, pasi kupola e 99-shave që drejtojnë PS-në, nuk u lejon mënyrë tjetër “denoncimi” pasi janë të padëshiruar në podiumet e konferencave të shtypit në selinë rozë, ndërsa u ka mbetur veç hapërgalljes me friends-at dhe fansat e tyre, është autogoli që nxjerr bllof Edvinin dhe shpurën e tij të sherrxhinjve, si organizatorë të tentativës për diversion dhe bllokim të punës së Kuvendit.
Socialistët nuk ishin të përgatitur për votimin e fshehtë me kuti, pasi Edi Rama me karakterin e tij agresiv dhe dyshues, nuk i zë besë deputetëve të PS në Kuvend.
Këtë e ka treguar këto 3 vitet e fundit se, të supozuarit “miqtë e tij, janë njerëzi armiqtë e tij”. Të njëjtën formulë përdori pas zgjedhjeve të 2009-ës ndaj komisionerëve socialistë, duke i akuzuar ata për shitjen e votave dhe manipulatorë të procesit. Si të mos mjaftonte humbja e justifikuar përmes “pabesisë së komisionerëve të PS” në vitin 2009, Rama të njëjtin inkursion ingranoi edhe një vit më parë në humbjen e bashkisë së Tiranës. Ndërsa, pas dështimeve me alibitë e “përgjegjësve të dështimit”, kryesocialisti pasuroi arkivën e tij të humbjeve edhe në Kuvendin e Shqipërisë, me përdorimin e deputetëve socialistë si langonj në testin e vërtetë parlamentar mazhorancë-opozitë.
Ky është paralajmërimi më i prekshëm i një kapitullimi të parakohshëm të lidershipit opozitar.  
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›