E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjaku i përbashkët në Ballkan, një e vërtetë antropologjike, jo një shkas për linçim publik

13-04-2012 / Nga Ndrek Gjini

Deklarata e Sali Berishes, e bere para do ditesh ne kyeqytetin Turk, rreth lidhjeve te gjakut mes shqiptareve dhe turqve shpreh nje realitet te pamohueshem.
Une jam katolik, por nuk mund te deklaroj prerazi, se ne dejet e mija nuk mund te ketë ndonje pike gjaku otoman.
Le te jemi realiste. Llogaria eshte shume e thjeshte. Otomanet e pushtuan Shqiperine ne vitin 1385. Me qindra ushtare, oficere, dhe nëpunes te administrates otomane erdhen ne Shqiperi, jetuan ketu, u martuan, (shume prej tyre me shqiptare), linden femije, etj. Qe nga ai vit e deri ne 1912-n, qenë me qindra e mijera djem te ri shqiptare qe u morën nizam, pra sherbyen ne radhet e ushtrise gjigande te asaj perandorie. Pa folur per karrieren e shkeqyer te disave prej tyre, dhe per postet e larta politike, le t’u referohemi antropologjise si shkence, martesave, breznive, etj. Nëse dhjete vjet pas 1385-s, pra ne 1395, te kishte patur, le te themi, vec nje lidhje martesore midis nje shqiptari dhe nje turku, (sipas llogaritjeve te atropologjise shkencore),  i bie qe sot ne vitin 2012, pas 21 brezash, te kemi 524 288 shqiptare me gjak turk, apo turq me gjak shqiptar. Ky eshte realiteti. Keto nuk i them une, por jane llogari te shkences se fushes se antropologjise.
Por, le te tregohemi te kursyer ne shifra. Të përmendim ketu vec kryeministrat e Perandorise Otomane, origjina e te cileve eshte pranuar boterisht si shqiptare. Po rendis ketu disa prej tyre, duke filluar me Ahmet Pashe Dukagjinin, i cili ka qene Kryeminister per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Ai rridhte nga familja shqiptare e Leke Dukagjinit. Per te vazhduar me pas me Ajaz Ahmet Pashen nga Vlora, i cili e mbajti postin e  Kryeministrit ne vitet 1536-1539. E me pas vijne, Lutfi Pasha po nga Vlora, i cili qëndroi ne kete post per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541, Kara Ahmet Pasha, 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555, Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeminister ne vitet 1579-1580. Ferhat Pasha, dy here Kryeminister, ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595. Merre Husein Pasha 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603, Tabani Jasse Mehmet Pasha  ne vitet 1632-1637, Kujuxhu Murat Pasha, 4 vjet, etj. Kjo liste eshte e gjate. Ajo vazhdon edhe me dhjetëra emra te tjere kryeministrash me origjine shqiptare, deri tek Ibrahim Pasha, i cili shërbeu si Kryeminister 13 vjet, dhe me kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII.
Lind pyetja, a kane qene te martuar keto burra shteti me gjak shqiptar, dhe cila ka qene origjina e grave te tyre? Nese ato kane qene me origjine turke, i bie qe femijet dhe breznite e tyre pasardhese te kene gjak te perbashket shqiptaro-turk.
Pra, po t’i shtojme rastit qe permendem me lart, vec kryeminstrat me origjine shqiptare, femijet e tyre dhe breznite pasardhese, kjo llogari, (sipas antropologjise shkencore), kap shifren e dhjetra milione banoreve me gjak te perbashket shqiptaro-turk. Per rrjedhoje komentet e metejshme jane krejt te panevojshme.
Per me teper, une mendoj, se kjo çështje nuk duhet politizuar, pasi te njëjtat llogari mund te behen edhe per gjakun e perbashket shqiptaro-romak (italian). Historia e pushtimit romak te Shqiperise eshte e gjate, dhe me po ate rendesi e peshe, ne mos me te madhe, se pushtimi otoman. Ne i dhame Perandorisë Romake mijera ushtare e gjenerale te zote. Jo pak perandore romake qene me origjine ilire (Shqiptare); edhe kjo e pranuar boterisht. Tabloja eshte krejt e njejte edhe me pushtimin bizantin, i cili zgjati gati dy here me shume se ai otoman.
Pra, po te flisnim me gjuhen e nje antropologu, kryeministri i Shqiperise, ai i Greqise, Maqedonise, apo dhe ai i Italise, do te ishin shkencerisht te sakte po te deklaronim, se shqiptaret dhe greket, shqiptarët dhe maqedonasit, apo shqiptaret dhe italianet kane gjak te perbashket. Ky eshte realiteti. Antropologjia eshte shkence, dhe jo politikë. Rezultatet e kerkimeve te fundit shkencore rreth ADN, prejardhjes dhe përbërjes nacionale te vendeve te te Ballkanit, e provojne keterciperisht afërsinë e kodit gjenetik te banoreve te ketij rajoni te trazuar, i cili ende nuk po arrin te jetoje ne paqe e mirëkuptim reciprok.
Shkenca ka folur. ADN-ja jone e perafert eshte nje fakt i pamohueshem. Kjo ka qene historia jone e perbashket, fati yne; i mire apo i keq. E kaluara nuk mund te zhbëhet. Ne kemi ne dore te tashmen dhe te ardhmen tone. Le ta ndertojme atë ashtu siç na ka hije. Le te sillemi si Evropiane te shekullit XXI.
Gjuajtesit e gabimeve, historianet e majtë apo politikanet opozitarë mund ta sulmojne Berishen per njëmijë e një gjera te tjera, por sulmi qe i behet atij, rreth deklarates mbi gjakun e perbashket shqiptaro-turk eshte i pabaze, i palogjikë dhe për rrjedhoje krijon veç një tymnaje mediatike krejt te panevojshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›