Votimi ne seance i imunitetit te Priftit PS e PD bien dakord
Parlamenti do te votoje ne seancen e te enjtes per heqjen e imunitetit te deputetit Dritan Prifti. Pas mbledhjes se zhvilluar ne Keshillin e Rregullores Mandateve dhe Imunitetit eshte hartuar raporti perfundimtar i cili do te votohet ne menyre te fshehte pas dy ditesh. Raporti mban firmen e deputetit te Partise Demokratike Viktor Gumi dhe te deputetit te Partise Socialiste Damian Gjiknuri. Deputeti Dritan Prifti u paraqit ne mbledhjen e Keshillit te dates 15 shkurt 2011 parashtroi objeksionet e tij dhe iu pergjigj pyetjeve te bera nga nje anetar i Keshillit. Ne mbledhjen e Keshillit perfaqesuesit e pozites dhe te opozites parlamentare ritheksuan qendrimin se jane te hapur dhe do te votojne pro cdo kerkese te Prokurorise se Pergjithshme per dhenie autorizimi per fillimin e ndjekjes penale ndaj cilitdo deputet. Persa me siper Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin i propozon njezeri Kuvendit te Shqiperise dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Dritan Prifti thuhet ne raportin e Keshillit te Rregullores. Prokuroria kerkoi pak dite me pare heqjen e imunitetit te ish-deputetit te LSI-se Dritan Prifti per nje video ku ai kishte filmuar veten ne nje takim me ish zv.ministrin e Ekonomise Leonard Beqiri teksa merrte nje shume prej 70 mije eurosh. Ne mbledhjen e Keshillit Prifti u deklarua i gatshem te lere imunitetin dhe te hetohet nga Prokuroria. Dua te deklaroj se videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te provuar presionet joshjet per korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metes. Filmimi i nje bisede me Leonard Beqirin qe ishte zv.minister i Ekonomise ne ate kohe u be vetem per te dokumentuar gjerat qe kam thene dhe kjo video hedh drite mbi arsyet e presionit qe zoti Meta ka bere mbi mua sistematikisht. Kjo video po e deklaron qarte eshte nje kompliment perfekt per videon e pare te zotit Meta dhe eshte mbi 35 minuta filmim. Ne te dalin nje tufe faktesh te reja qe provojne pothuaj te gjitha ato qe une kam thene me pare per te tha Prifti. Sipas tij Disa duan te me perdorin per interesat e tyre. Disa duan te bejne sehir dhe gallate me keto qe po ndodhin. Disa jane perpjekur te thone se une e kam zhdukur apo fshehur kete video qe qenka zbuluar nga eksperti amerikan.