E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Krimet e komunizmit duhen denuar

/ /

Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi dje se krimet e komunizmit ende nuk jane denuar ne vendin tone e nje gje e tille duhet te ndodhe qofte edhe moralisht. Gjate fotoekspozites Demokracia nuk ndertohet mbi harresen Organizuar nga Qendra Per Rehabilitimin e Tortures Topi tha se ish-te perpjekurve nuk u eshte kerkuar ende falje. Kjo fotoekspozite dhe veprimtari te tilla te ngjashme si kjo sidomos ne njezetvjetorin e 20 shkurtit te rrezimit te monumentit te diktatorit dites qe cliroi perfundimisht te gjitha viktimat e diktatures tiranise dhe shtazerise njerezore te nje periudhe prej gati kater dekadash na detyrojne te mos harrojme kurre se perpjekjet dhe lufta e perjetshme e njerezimit per te menduar dhe jetuar te lire nuk nderpritet dhe nuk merr fund asnjehere. Krimet duhen denuar qofte edhe historikisht. Fajtoret duhen ndeshkuar qofte edhe moralisht Viktimat duhet te prehen ne paqe dhe te gjallet duhet te clirohen nje here e pergjithmone nga makthet e tyre te bindur plotesisht qe drejtesia eshte vene ne vend qe falja u eshte kerkuar sinqerisht tha Topi. Kreu i shtetit shtoi me tej se kerkohet drejtesi per te kaluaren por jo hakmarrje. Duhen demaskuar dhe denuar publikisht dhe historikisht. Vetem ne kete menyre mund te flasim per nje shtet te konsoliduar te se drejtes per nje drejtesi te vonuar por jo te mohuar dhe per nje demokraci te konsoliduar. Kerkohet drejtesi dhe rivendosje dinjiteti te mohuar natyrisht jo hakmarrje. Te flasesh dhe te perkujtosh te shkuaren i sherben me se miri jo vetem se tashmes por edhe nje te ardhmeje pa mite te rreme dhe histori te trilluara tha Topi. Me pas kreu i shtetit ndau edhe 25 dekorata per ish-te perpjekurit si me Urdhrin Nene Tereza per Adem Allcin dhe Sami Dangelline Pas vdekjes me motivacionin Ne shenje nderimi dhe vleresimi per qendresen mbinjerezore dhe rezistencen e papajtueshme ndaj diktatures komuniste. Ndersa me Medaljen e Mirenjohjes u dekoruan Hyrye Dosti Kupi Agron Kalaja Aqif Selimi Luan Koka Luan Myftiu zoti Islam Spahiu Shpetim Stermasi Hysen Haxhiu Naile Capa Kastriot Bajraktari Engjell Vukelaj Zenel Drangu Nikoll Gurraj Isa Mehaj Kristo Mema Demir Pojani Gezim Peshkepia Pajtim Lamja Murat Protoduari Sazan Haderi Pas vdekjes Dhori Gernjoti Pas vdekjes Beqir Hoxha dhe Baki Xheneti me motivacionin Ne respekt te vuajtjeve te pafund dhe qendreses se pashembullt ndaj persekutimit nga diktatura komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›