E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi-prove ne Aiova hap fushaten presidenciale

Gara per emerimin e kandidatit presidencial te Partise Republikane per ne zgjedhjet e 2012-tes shenoi menjehere te papritura njeri prej pretendenteve kryesore terheqet nga gara ndersa nje kandidat tjeter hyn ne te. Guvernatori i Teksasit Rik Peri njoftoi te shtunen kandidaturen nderkohe qe ish-guvernatori i Minesotes Tim Polenti u terhoq nga gara pas rezultatit te pakenaqshem ne te ashtuquajturin votim-prove ne Aiova. Ligjvenesja nga Minesota Mishel Bakmen doli fituese dhe megjithese rezultati i ketij votimi nuk kane ndonje vlere konkrete per fituesin ai eshte tregues i fuqise organizative te kandidateve dhe nje sinjal per elektoratin republikan.

Restoranti Machine Shed ne Urbandale te Aiovas eshte nje ndalese e preferuar e kandidateve politike qe bejne fushate eletorale.

Ndersa vemendja largohet nga Aiova per pak muaj pas fitores se ligjveneses Mishell Bakmen ne votimin-prove menaxheri i restorantit Alan Ruden thote se votimi i se shtunes nuk ka ndonje vlere te madhe.

Nuk ka rendesi. Per mua rruga perpara eshte ende e gjate. Gjerat do te ndryshojne. Votimi ndihmoi per ta lehtesuar disi fushen e lojes duke eliminuar disa konkurente. Megjithate kemi ende 15-16 muaj deri ne votime. Elektorati i Aiovas e di mire se eshte teper heret te per te vendosur se cilin kandidat do te mbeshtesin. Gjerat ndryshojne.

Debati mes kandidateve republikane dhe votimi-prove ne Aiova e vene kete shtet relativisht te vogel te Amerikes ne qender te politikes kombetare me shume se nje vit para zgjedhjeve presidenciale.

Ne kafenene e vogel Smokey Row ne kryeqytetin e Aiovas De Moin ish ndertuesi i shtepive pensionisti Ed Quick thote se banoret e ketij shteti jane mesuar me vemendjen qe u kushtohet ne kete sezon zgjedhjesh.

Ne gjithnje zhvillojme votimin e pare. Nuk eshte dicka e pazakonte. Ne na kushtohet gjithnje shume vemendje dhe kjo ndihmon edhe ekonomine tone.

Shqetesimet per ekonomine ishin ne krye te fushates para votimit te se shtunes. Secili nga kandidatet u perpoq te binde votuesit se ai ofron zgjidhjen me te mire per situaten.

Por demokrati Majkell Ficxherald i cili kryeson Departamentin e Thesarit per Aiovan thote se ekonomia ne kete shtet nuk ka nevoje te rregullohet

Buxheti eshte i balancuar. Kemi nje suficit prej 1 miliard dollaresh. Shteti yne ka marre vleresimin maksimal per mbarevajtjen e tregut financiar. Papunesia eshte ne 6 per qind. Fermeret kane qene shume te suksesshem. Kjo tregon udheheqje te shendetshme. Presidenti Obama me politikat e tij e ka ndihmuar shume Aiovan dhe eshte e rendesishme per shtetin tone qe ai te vazhdoje te jete president.

Ish ndertuesi i shtepive Ed Quick i cili u detyrua te dilte ne pension pas problemeve ne tregun e shtepive ne vitin 2008 thote se industria e tij edhe ne Aiova vazhdon te vuaje.

Une punova ne sektorin e ndertimit te shtepive te reja per rreth 30 vjet dhe e pashe qe gjerat nuk po shkonin mire. Bankat po u jepnin borxh njerzve te cilet nuk mund te perballonin pagesat. Nje gjendje e tille nuk mund te vazhdonte gjate dhe tani nuk shikoj shenja te rikthimit.

Ekonomia dhe hapja e vendeve te punes ka te ngjare te jene tema e sezonit te zgjedhjeve paraprake i cili fillon po ne Aiova ne fillim te vitit te ardhshem.

Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich i cili zuri vendin e tete ne votimin-prove te se shtunes ne Aiova thote se zgjedhjet paraprake te ketij shteti kane qene gjithnje objektiv i fushates se tij.

Objektivi yne ka qene janari dhe kete tashme e kemi filluar. Ne kemi disa mbeshtetes te fuqishem qe po na ndihmojne dhe mendoj se gjendja do te ndryshoje ndjeshem ne shtator.

Dhe deri diku kjo ka filluar. Nje kandidat tjeter guvernatori i Teksasit Rick Perry hyri te shtunen zyrtarisht ne fushaten presidenciale dhe nje dite me pas dje ish-guvernatori i Minesotes Tim Polenti u terhoq nga gara. Ndersa kandidatet presidenciale konkurojne per personel dhe per fonde ata kandidate qe ishin ne fund te rezultatit te votimit-prove ne Aiova mund ta gjejne veten jashte loje para se votuesit te kene nje mundesi tjeter per te votuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›