Aktualiteti politik trojka e ambasadoreve ne PS
Trojka e ambasadorëve, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, i Prezencës së OSBE-së, Eugen Vollfarth dhe i Bashkimit Evropian, Etore Sekui kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme në selinë e Partisë Socialiste. Pas takimit ambasadori Arvizu tha se janë diskutuar shumë çështje. Sipas tij është folur për për çështjen “Seseri”, kandidaturat për në KLD, progresi në reformën elektorale, ajo e rregullores së parlamentit, si dhe zgjedhja e Presidentit të ri.
“Per të tre ne, që jemi në Shqipëri, është e rëndësishme që të dëgjojmë zërin e liderëve të partive pozitare dhe opozitare” tha Arvizu. Sipas tij duhet që dialogu parlamentar të vazhdojë.
Ndërkohë që ditën e nesërme pritet takimi me Kryeministri, Sali Berisha.