E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi zhvillohet i avashte ne Tirane vazhdon deri ne mesnate

Situata Zgjedhjet jane shoqeruar me disa probleme te shperndara ne te gjithe vendin

Procesi i zgjedhjeve per pushtetin lokal ka nisur dje ne mengjes por nuk i ka shpetuar problematikes se paralajmeruar edhe me pare. Larg skenareve te manipulimit qe u parathane intensivisht me shume tensione dhe loje nervash procesi eshte permbushur ne pergjithesi pozitivisht per te nxjerre ne siperfaqe disa ceshtje teknike. eshtja e pare qe eshte vene re ka qene vonesa ne hapjen e disa qendrave te votimit per arsye te mungeses se komisionereve duke nisur qe nga Gjirokastra e deri ne Komunen Shllak ne Shkoder. Madje te kjo e fundit mosprezenca per me shume se 6 ore ne QV e komisionereve socialiste e ka bere votimin te pavlefshem. Lidhur me kete rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar ne mbledhjen e tij te drekes duke lene te hapur mundesine e riperseritjes se procesit ne te gjithe njesine nese keto 6 QV ndikojne ne rezultatin perfundimtar. Por edhe pasaktesite ne fletet e votimit duket se do te detyroje nje perseritje procesi ne dy komuna ate ne Pishaj te Gramshit dhe ne Mollas te Kolonjes. Kjo pasi ne rastin e pare fleta e votimit per kandidatin ka qene gabim duke detyruar vetem nje votim per keshillin. Ne Mollas eshte votuar vetem per kandidatet pasi ka qene fleta e keshillit e plotesuar jo sakte. Nderkohe ne Komunen Paper te Elbasanit eshte konstatuar moskorrespondenca e kandidateve me perkatesine ne koalicion duke e pezulluar procesin. Situata eshte zgjidhur permes nje marreveshjeje te kandidateve te cilet me ane te nje deklarate noteriale kane rene dakord qe te vijoje votimi duke deklaruar respektimin e rezultatit. Probleme teknike me fletet e votimit jane konstatuar edhe ne disa qendra votimi si nje ne Kamze nje ne Bushat te Shkodres dhe nje ne epan te Skraparit. Ne te tria keto QV eshte percjelle nje numer me i vogel fletesh sesa eshte numri i votuesve nje situate qe eshte zgjidhur me ane te nderhyrjes ne komisione te Zones se Administrimit Zgjedhor perkates qe ka urdheruar plotesimin e fleteve nga QV-te e tjera brenda zones. Po keshtu jane konstatuar kuti te thyera qe jane zevendesuar pa lene menjane largimin e komisionereve nga nje QV ne Dermens te Fierit pas pranise ne te te deputetit Dritan Prifti. Jashte aspektit te infrastruktures probleme jane raportuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve edhe per identifikimin e kartave te identitetit false apo edhe te perdorimit te fleteve te votimit jashte QV-ve raste te verifikuara ne Tirane. Nje problem jo i parendesishem eshte krijuar me mbylljen e votimit ne orarin zyrtar qe eshte ora 1900 per arsye te radheve te gjata te krijuara nga zgjedhes qe prisnin prane mjediseve te QV-ve. Duhet thene se situatat kryesore jane krijuar ne Tirane sidomos ne nje qender votimi ne KZAZ nr. 10 njesi e cila ka mbyllur e fundit procesin zgjedhor dikur rreth ores 2400. Po ne mbremje vone perfaqesuesi Genc Gjoncaj ka kerkuar sqarimin e situates ne KZAZ-ne nr. 33 ku sipas tij ne mjediset e saj kane hyre njerez te administrates. Si udhezim fundor qe ka te beje me menaxhimin e ecurise se procesit te votimit deri ne prag te numerimit KQZ ka kerkuar verifikimin e vendeve vakante ne propozimet e partive per anetaret e Grupeve te Numerimit te Votave duke marre nje miratim nga anetaret dhe perfaqesuesit e partive. Ky ka qene edhe takimi i fundit i KQZ pa nisur numerimi i votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›