E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Procesi i numerimit vulos suksesin e zgjedhjeve

Kreu i Prezences se OSBE-se

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth deklaroi se Mesazhi qe une kam per klasen politike eshte qe te tregojne vertet aftesi lidershipi dhe te pranojne rezultatet e ketij procesi zgjedhor ashtu sikurse pres qe edhe qytetaret te votojne te lire ne menyre te hapur por ajo qe do te prisja me shume eshte pikerisht nga politikanet te pranojne rezultatet e ketij votimi. Se pari jam i lumtur qe ODIHR-i eshte ketu bashke me shume vezhgues te tjere per te siguruar nje kendveshtrim te pavarur. Procesi i votimit ka filluar rregullisht ne oren shtate te mengjesit ne shumicen e qendrave te votimit dhe ne shpresojme te kemi perpara nje dite te qete. Deshiroj te bashkohem me Presidentin ne ftesen e tij ndaj gjithe qytetareve qe nuk kane votuar ende qe te shkojne e te votojne. Ky eshte qellimi. Qe qytetaret te votojne. shte nje dite e mrekullueshme pranvere. Dite e mire per te votuar e per te shijuar jeten. Pervec jetes politike duhet te kete edhe jete private dhe familjare prandaj ju ftoj gjithashtu qe pas votimit ta shijoni jeten me familjet tuaja. Une i respektoj shume ata qe sot sherbejne ne komisionet e qendrave te votimit. Ata duhen pergezuar ashtu sic duhet pergezuar edhe policia per sherbimin qe u ofron sot qytetareve. Sherbimi i tyre sigurisht nuk mbaron ne oren shtate te mbremjes. Me pas vjen procesi i numerimit i cili eshte po aq i rendesishem dhe ne sigurisht presim qe pas zgjedhjeve demokratike te kemi edhe pranim te rezultateve. Keshtu qe do te shtoja mos harroni se Shqiperia po vizitohet nga shume nderkombetare dhe kjo perben edhe nje mundesi per tu treguar atyre imazhin e mire te Shqiperise mikpritjen e madhe dhe kete vend te mrekullueshem qe shihet edhe nga ketu dhe qe eshte vertet madheshtor. Nuk duhet harruar se ata e marrin kete si nje kartevizite te nje vendi paqesor e demokratik dhe e perhapin kete lajm te mire per Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›