E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol shtepise se familjes Shkreta plagosen dy fqinje

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pak pas mesnate në një banesën e Mark Shkretës në Fushë-Mamurras, ndërsa janë lënduar dy banor pranë kësaj shtëpie të boshatisur. Mark Shkreta vetëm pak ditë më parë është vrarë në Tiranë dhe policia për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim Jetmir Llanin, babai i 9 vjeçarit të vrarë  Endri Llani.
Ngjarja e ndodhur pas mesnatës, ku për pasojë është shkatërruar një pjesë e banesës si dhe u plagosen dy fqinjët Baftjar Musta dhe gruaja e tij, duhet të ketë  lidhje me hakmarrjen që ka përfshirë dy familjet Shkreta e Llani. Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje, por ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit të vendosjes së lëndës eksplozive në shtëpinë e familjes Shkreta. Konflikti mes familjeve Shkreta e Llani do të niste me 4 qershor, ku pas një debati për motive të dobëta mes djemve të këtyre dy familjeve do të kalohej në konflikt dhe përdorim i forcës. Kjo ngjarje do të pasonte pritën që vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta do ti bënin automjetit ku udhëtonte Muharrem Llani sëbashku me kunatën dhe nipin e tij. Breshëritë e automatikut në drejtim të mjetit volsvagen ku udhëtonte familja Llani do të linte të vdekur një femijë 9 vjeçar, ndërsa do të plagosej rëndë vetë drejtuesi i mjetit. Babai i fëmijës së vrarë do të betohej për hakmarrje në ditën e ceremonisë së varrimit. Nga frika e hakmarrjes familja Shkreta do të shpërngulej nga fshati Shpërllet, ndërsa policia do të arrestonte dy djemtë te tyre Altin dhe Vladimir Shkretën si autorë të atentatit ndaj familjes Llani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›