Votohet buxheti, opozita kunder shkurtimeve Rozeta Rapushi
Miratohen me 71 vota pro dhe asnje kunder, ndryshimet ne buxhetin e shtetit per kete vit, te cilat parashikojne uljen e shpenzimeve me 39 miliard leke dhe e te ardhurave me 27 miliarde leke. Votimi u krye ne mungese te opozites, e cila bojkotoi seancen ne procesin e votimit. Voten e tyre kunder, deputetet e Partise Socialiste, e argumentuan nepermjet Ilir Beqjes, se vjen nga mashtrimi i shifrave qe sipas tyre qeveria po ben me shkurtimet ne buxhet. Duke i lidhur shifrat e buxhetit me kutite e votimit, Bejqja tha se te dhenat nuk jane transparente, ashtu sic nuk jane edhe kutite e votimit, ende te pahapura. “Ju keni frike nga e verteta, ashtu si me kutite. Sali Berisha po vjedh votat dhe ka frike nga buxheti dhe transparenca e tij. Kryeministri e vuri buxhetin e shtetit ne funksion te masakres elektorale. Kriza ekonomike eshte e thelle, keni marre kredi per paga e pensione”, akuzoi Beqja ne emer te grupit socialist. Sipas tij, suksesi i perfolur nga qeveria per rritje ekonomike, eshte vetem imagjinar dhe vendi eshte ne buze te gremines. “Ne e pyesim Berishen, pse shkurtoni shpenzime, kur merrni 3.2 miliarde euro. Por ai mashtron. Pse hesht kryeministri per pasurine e Dritan Priftit prej 1.8 milione euro, nuk i ben pershtypje kjo pasuri. Ne do te zhvleftesojme gjithcka kur te vijme ne pushtet”, tha Beqja. Socialisti, kerkoi jo vetem sqarime per Ministrin Prifti, por edhe venien para drejtesise, se Ministrit te Brendshem Lulezim Basha dhe atij te Mjedisit, Fatmir Mediu. Por Ministri i Financave, Rivan Bode, ne mbrojtje te ndryshimeve te bera ne buxhet, tha se ai korrigjon elemente dhe aspekte te financave publike te shtetit, per t’i perputhur ato me nevojen e nje reagimi pozitiv perballe nje presioni te zgjatur te krizes financiare dhe te krizes ekonomike globale dhe, perballe nevojes per te mbajtur ekonomine shqiptare ne ritmet me te larta te mundshme te rritjes dhe zhvillimit. Sipas tij, opozita doli ashtu sic hyri ne seancen maratone, pa dhene asnje propozim, asnje alternative per nje ekonomi solide dhe nje te ardhme me te mire. “Ishte nje rast i rralle per opoziten, qe nje rast si ky te shprehte alternativen e saj per ato ceshtje qe nuk eshte dakord. Por kjo nuk ndodhi. Opozita interpretoi ate cka kryetari i opozites thote perdite”, tha Bode. Sipas tij, opozita beri te njejtin avaz, duke i rene fyellit qe i jep Edi Rama. “Ata shqetesohen vetem per kolltukun e Rames, endrren e tij kryeministrore, jo per shqiptaret”, vijoi Bode. Ministri tha se tellallet e Rames ne Kuvend, po vene ne dyshim cdo te dhene te institucioneve shqiptare dhe nderkombetare per zhvillimet e ekonomise.
Opozita, bojkot ne momentin e votimit
Deputetet e Partise Socialiste, bojkotuan dje ne procesin e votimit, ndryshimet qe i behen buxhetit te shtetit per kete vit. Ndonese diskutuan per 12 ore rresht, socialistet bojkotuan oren e fundit, ku nisen diskutimet ne emer te grupeve parlamentare para votimit. Deputetet e selise roze, u larguan nga seanca, menjehere sapo perfundoi fjalen e tij, Ilir Beqja, i cili shprehu qendrimin perfundimtar te grupit socialist, kunder ndryshimeve ne buxhetin e shtetit. Ashtu sic edhe e kane bere te qarte, opozitaret nuk marrin pjese ne votimet per projektet ne Kuvend.