Presidenti, Meta: Proçes i shkëlqyer; Bregu: Nuk ndikon në statusin
Menjëherë pas finalizimit me sukses të raundit të katërt presidencial, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi si të shkëlqyer procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ai tha se ky proçces i shkëlqyer, i dialogut, demokracisë, debatit, konkurencës, ku u përfshinë shuam aktorë, shumë kandidatë, eksperiencë e re për demokracinë tonë.”- tha Meta.
Zgjedhja është me integritet, vazhdoi më tej Meta, ndërsa shtoi, se parlamenti ka ushtruar sovranitetin dhe maxhoranca ka treguar seriozitet.
Meta tha gjithashtu se ky proces nuk ka pse të bëhet pengesë për statusin, baza kryesore e refuzimit, vazhdoi ai ka qenë bojkoti dhe konflikti.
Edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se sot kemi një President kushtetues me 73 vota, ndërsa shtoi se pavarësisht mungesës së një konsensusi të plotë, mazhoranca ka konsumuar të gjitha përjekjet për negociata.
“Besoj që deri në raundin e katërt dhe të pestë përpjekjet për të pasur një proces transparent dhe konsensual janë ezauruar. Sot kemi një President kushtetues me 73 vota dhe ky proces nuk ka pse të bëhet pengesë për statusin. Ndihemi dyfish të fituar sot, pasi dëshira e mazhorancës për negociata nuk ka munguar. Është në dinjitetin tonë të vlerësojmë kontributin tonë dhe mos të paragjykojmë zgjedhjen e një politikani në postin e Presidentit” u shpreh Bregu.