E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voton Thaci e Kurti pritet vota e kundershtareve te tjere

Prishtine 12 dhjetor NOA- Ish-kryeministri i Kosoves Hashim Thaci dhe kreu i Levizjes Vetevendosja Albin Kurti kane votuar te paret ne radhet e politikaneve kosovar.

Lideri i Vetevendosjes Kurti ka votuar ne Fakultetin Ekonomik-juridik qendra e votimit 1913E i cili ka hapur keshtu rrugen per kreret e partive te tjera politike.

I dyti ne radhe ka qene Hashim Thaci i cili ka votuar rreth ores 0930 ne shkollen Faik Konica ne Prishtine.

Me tej priten te votojne ish-Presidenti Fatmir Sejdiu kreu i Kuvendit dhe Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi e nje sere figurash te tjera me kontribut ne jeten politike te Kosoves.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›