E Hënë, 2 Nëntor 2026

Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Hima: Vota, e vetmja mënyrë për të vënë në punë bashkinë

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për kryetar bashkie në Cërrik, Eligert Hima u bëri sot thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Hima u kujtoi qytetarëve se vota është i vetmi mjet që mund të vërë në punë këtë bashki.

“E vetmja mënyrë e mjet që kemi për të vënë në punë bashkinë e Cërrikut është vota. I ftoj qytetarët të votojnë masivisht”, tha ai.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›