E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Procesi i numërimi përfundon mesditën e së hënës

TIRANË, 9 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Rezultati paraprak i zgjedhjeve në 5 bashkitë ku sot po votohet për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj pritet të dalë mesditën e së hënës.

Kështu konfirmoi sot në një komunikim me gazetarët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

I pyetur mbi shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve në 5 bashkitë, Celibashi tha se “maksimumi në mesditën e ditës së nesërme do të jetë përfundimi i procesit të numërimit në 5 bashkitë”.

“Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do të jetë pak a shumë ajo e vitit 2023 me shumë mundësi do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë”, shtoi ai.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›