Voton kandidati i pavarur në Cërrik, Hoxha: Votoni masivisht

TIRANË, 9 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike për kryetar bashkie në Cërrik u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.
Pas ushtrimit të së drejtës së votës, Hoxha u shpreh për mediet se nuk ka ndonjë problematikë, çdo gjë po shkon mirë.
“U bëj thirrje qytetarëve të Cërrikut që të votojnë masivisht, sepse është e drejtë ligjore që të votojnë dhe të shprehin mendimin e tyre. Kushdo qoftë fituesi, uroj që t’i shërbejë Cërrikut sepse bashkia nuk është politikë, por është shërbim. Shpresoj që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë”, tha Amarildo Hoxha
Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.