E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Berat, voton kandidati i pavarur Shkarpa: Dua ta ndryshojë qytetin

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale që mbahen sot, teksa u shpreh për mediet se synon të ndryshojë qytetin dhe të përfshijë qytetarët në proceset e punës së tij.

“Mirënjohje dhe respekt për qytetarët e Beratit. Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Jam shumë i lumtur. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin në votime me dashuri, pa problem. Unë sot luftën e kam me shtetin”, tha ai.

Shkarpa, theksoi se, “Berati është i yni. Ne kemi nevojë për këtë qytet dhe Berati sot duhet të flasë dhe të zgjedhë njeriun më të mirë, jo partiak që është marionetë e atij që drejton këtë vend. Unë kam projekte dhe kam shumë dëshirë të ndryshoj këtë vend”.

Kandidati u shpreh se prioriteti i tij është të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke e bërë Beratin një qytet më të hapur dhe më të përfshirë për të gjithë.

/e.xh/a.f

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›