Voton kryeministri Sali Berisha: Kjo ditë, ditë e çmuar për demokracinë e Shqipërisë- qytetarët të votojnë më të mirin

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Lirie Berisha, votuan te Liceu Artistik
“Këto zgjedhje janë për qytetarët. Shqiptarët sot votojnë për veten e tyre”- nisi fjalën e tij kryeministri Berisha, menjëherë pasi kishte hedhur votën në kutitë e votimit. “Të dhënat e deritanishme tregojnë një proces zgjedhor krejtësisht normal, në parametrat e një procesi të civilizuar, të denjë për një vend të lirë. Uroj të vazhdoj kështu deri në mbyllje dhe shqiptarët të kenë një ditë feste të demokracisë”- vijoi kreu i qeverisë Berisha. Pasi ka hedhur votën e tij për kreun e ri të bashkisë së Tiranës për 4 vitet e ardhshme, kreu i ekzekutivit ka kërkuar publikisht ndaj të gjitha forcave politike në vend që të kontribuojnë për një proces normal zgjedhor dhe që të pranojnë verdiktin e qytetarëve shqiptarë. “I ftoj qytetarët të votojnë të qetë, në dinjitet të plotë duke i garantuar se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë me nderim të veçantë votën e çdo qytetari shqiptarë”- përfundoi Berisha.
...