E Diel, 1 Nëntor 2026

Voton Kryeministri, Berisha: Në këto zgjedhje s'ka të humbur

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën e tij në kuti sot në orën 09:50. I shoqëruar nga bashkëshortja Liria, ai u paraqit pak para orës 10:00 në qendrën e tij të votimit, nr.1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik 'Jordan Misja', pjesë e Njësisë Bashkiake nr. 2 në Tiranë.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Kryeministri u bëri thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që të shkojnë masivisht në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit dhe të mos votojnë familjarisht, por individualisht, një standard ky shumë i rëndësishëm.

"Përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë ditë, në të cilën ata takojnë dhe vendosin fatin e tyre", tha Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se në këto zgjedhje nuk do të ketë të humbur. "Në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje me të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian", theksoi Kreu i Qeverisë.

Kryeministri përshëndeti vëzhguesit e huaj që kanë ardhur për të monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri, por edhe dhjetëra mijëra emigrantë që kanë ardhur për të votuar nga të katërta anët e botës, ku ata jetojnë dhe punojnë.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›