E Diel, 1 Nëntor 2026

Votues 16 vjeç, OSBE kundërShoqëria Civile: Janë fëmijë

Të tjera rreth shkrimit /VD Meta pro Berishës:16-vjeçarët meritojnë të votojnë Ja kush janë votuesit e rinj të Berishës /VIDEO Propozimi i kryeministrit dje në grupin PD /VIDEO Sondazhi: A duhet ulur mosha e votimit TIRANE-   Përfaqësues të Shoqërisë Civile e quajnë shkelje flagrante të të drejtave të fëmijëve deri në ‘tullumbace” idenë e kryeministrit Berisha, të hedhur dje në grupin PD për të ulur moshën e votuesve nga 18 në 16 vjeç. Kryeministri argumentoi se në këtë moshë ata janë të pjekur për të marrë përgjegjësi, madje kërkoi edhe konsensusin e socialistëve për këtë nismë.

“Nëse kjo është një nismë, nuk e di si do të trajtohet, dhe do të merret në konsideratë, e quaj një shkelje flagrante të të drejtave të fëmijës. 16 vjeç nuk mund të trajtohet si i rritur.
Nëse do votohet në moshën 16 vjeç na lind e drejta që të mund të votojë edhe në moshën 1 vjeç, e 6 muajsh. Nuk ka ndarje mosha nga 1- 16 vjeç. Janë ca të drejta që nuk mund të shkelen dhe vijnë nga një Konventë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Ish presidenti Meidani e cilësoi “tullumbace” dhe shtoi se një vendim i tillë lidhet me legjislacionin e një vendi, zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë.

“Para disa vitesh, ka pasur një rezolutë për tu ulur moshë e votimit të një përfaqësuesi gjerman në KE, që nuk u mirua. Në rezolutën e tij thuhej se edhe atje ku votonin fëmijët prindërit e tyre kishin të drejtën në vitim. Janë ide futuriste, të mishëruara në legjislacione përkatëse si në Austri, Çeki. Kjo Lidhet me legjislacionin e një vendi, dhe zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë. Këtu është një tullumbace për të krijuar një zhurmë por nuk lidhet me procesin aktual zgjedhor”- komentoi Meidani.

Për ambasadorin e OSBE-së Wollfarth nuk ka kohë për zgjedhjet e 23 qershorit,  por kjo nismë mund të diskutohet për zgjedhjet e 2017-ës.
Pyetjes  A mund të jetë funksional ky opsion për zgjedhjet e qershorit, duke qenë se jemi shumë pranë tyre dhe a mund të jetë një opsion që Shqipëria mund ta përfshijë më vonë në Kodin e saj Zgjedhor? Wollfarth u përgjigj: "Mendoj që mund te jetë një opsion për zgjedhjet e 2017-ë. Duhet të kemi situata të qëndrueshme para zgjedhjeve. Rëndësi tani kanë programet që partitë propozojnë."- tha kreu i OSBE-së

I pyetur nëse kishte ardhur ky propozim si një sugjerim zyrtar i kryeministrit Berisha për t’u konsultuar me OSBE-në Wollfarth u përgjigj:  "Për këtë duhet të pyesni kryeministrin. Nuk jam në dijeni që, me përjashtim të ndonjë diskutimi publik, të ketë një propozim zyrtar". Ambasadori i OSBE-së u pyet  nga gazetarët pas aktivitetit të zhvilluar  nga Forumi Civil 2010 në hotel Tirana. 

MOISIU E MEIDANI: KANDIDATËT S'DUHET TE JENE  USHTARË BESNIKË POR ME INTEGRITET

Forumi Civil 2010, pjesë e së cilës janë 2 ish presidentë të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani organizuan sot një tryezë ku shprehën shqetësimin për situatën parazgjedhore, dhe përzgjedhjen nga partitë politike të kandidatëve për deputetë.

Ish presidenti Alfred Moisiu shprehu shqetësimin për politizimin e tejskajshëm si dhe mungesë vullneti për të zhvilluar zgjedhje të lira.

“Shenjat nuk janë inkurajuese. KQZ që në mbledhjen e parë pati përplasje me orientim partiak. ..Politikanët janë larg arritjes së zgjidhjes së problemeve me mirëkuptim.
Veçanërisht mazhoranca e cila mban përgjejgjësi për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet evropiane. Dëgjojmë sharje e fyerje të cilat nuk i japin asgjë të mirë mjedisit, veçse e polarizojnë.

Një tjetër shqetësim serioz është dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet nga Partitë Politike. Sipas Forumit Civil 2010 Partitë përzgjedhin kandidatë për deputetë ushtarë të tyre dhe jo persona me integritet.

“Boll me njerëz që hyjnë në politikë për t’u pasuruar në kurriz të popullit. Partitë nuk marrin në konsideratë opinionin e qytetarëve. Ata duan që të kenë në radhë ushtarë të bindur se sa njerëz me integritet. Pastaj në debate politike në kuvend nisin e i nxjerrin të palarat. Nuk ka pse në radhët kuvendit të ketë persona me të kaluar të dyshimtë. “

Forumi Civil doli me një deklaratë të përbashkët ku i bëhet thirrje partive politike të ndalë retorikën dhe të bëjë kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Forumi Civil i shqetësuar për këtë situatë parazgjedhore i bën thirrje partive të heqin dorë nga retorikat protagoniste dhe jokonstruktive që ndikojnë në polarizimin e shoqërisë. Të bëhet kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve, duke përzgjedhur persona me aftësi që përfaqësojnë intersat madhore politike. Të mbajnë përgjegjësi civile e qytetarë për detyrën, dhe të kenë dëshmuar që kanë parë më larg se intersat vetjake. “- thuhej në rezolutën e Forumit Civil të lexuar nga Moisiu, i cili në fund të leximit të saj tha: Shpresojmë dhe presim që politikanët tanë të na mbështesin në këtë nismë pozitive shumë të rëndësishme për të ardhmen e brezit të ri”.  Forumi kërkoi dhe që fëmijët dhe shkollat të mos përfshihen në fushatë.
 
Mosha minimale e qytetarëve shqiptarë për votim është 18 vjeç, e sanksionuar kjo në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Nëse miratohet sipas Berishës përfitohen 100 mijë votues të rinj për zgjedhjet e qershorit. Por për tu miratuar duhen ndryshime kushtetuese të cilat nuk mund të bëhen pa konsensusin e PS.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›