E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapet një trajler me drogë në port

VLORE- Kapet një trajler me lëndë narkotike në Portin e Vlorës. Burime nga policia e qyteti bregdetar bëjnë të ditur se në një trajler që po tentonte të nisej drejt Italisë u zbuluan rreth 200 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mësohet se droga ishte ndarë në 100 pako të vogla dhe po transportohej me trajlerin që po nisej drejt Italisë, ku do të ngarkohej me fruta-perime.

Droga ishte fshehur në një dobio shtresë të pjesës së rimorkios së trajlerit. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e burimit dhe destinacionit të lëndës narkotike.

(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, kapet një trajler me drogë në port

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›