E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti Sot dhe Neser

 

TIRANE-Dita e sotme nuk premton përmirësim të kushteve atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga fusha barike e presionit të ulët atmosferik, në forcim gradual. Masat ajrore do të jenë relativisht të lagta dhe të ftohta. Moti do të jetë me vranësira të ndrueshme dhe kthjellime, pa përjashtuar në orët e para të ditës, reshje të dobëta bore në Verilindje dhe Juglindje të vendit. Ndërkaq era do të fryjë me shpejtësi 2-10 m/sek në drejtimin Verilindje-Lindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë.

Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

Tiranë 1 dhe 9

Shkodër -3 dhe 7

Durrës 1 dhe 9

Lezhë 0 dhe 6

Kuçovë -1 dhe 8

Gjirokastër 0 dhe 5

Peshkopi -7 dhe - 1

Elbasan 0 dhe 9

Kukës -7 dhe 0

Korçë -4 dhe 0

Vlorë 1 dhe 8

Sarandë 1 dhe 9

Ditën e shtunë, moti do të jetë me vlera normale të presionit atmosferik, ndërsa moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Parashikohet të ketë një rritje të vogël të temperaturave, ku më e ulta do të jetë -5 gradë C dhe më e larta, 10 gradë C.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›