E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasës me pagesë qëlluan biznesmenin

Silvana Muça

Plagosja e Lulëzim Kokës hetohet për hakmarrje. Bashkëshortja e të plagosurit, dëshmitare okulare

Si të dyshuar për atentatin, policia ka shoqëruar 12 persona, të cilët kanë ngjashmëri me atentatorin

Hetimet - Pesë pista po hetohen, që nga problemet personale, problemet në punë, vrasja e të vëllait në vitin 2002, e pista të tjera

Vrasje në 2002 - Vëllai i Lulëzimit është vrarë në vitin 2002. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit dhe personi që e ekzekutoi po vuan dënimin.

I vëllai - Petrik Koka ka qenë person problematik dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike

Silvana Muça

lokaliNjë vrasës me pagesë dyshohet se ka qëlluar ndaj biznesmenit Lulëzim Koka, ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë shumë afër vendit të ngjarjes. Ajo ka përshkruar karakteristikat e autorit, ndërsa u tregoi policëve edhe sesi një person rreth 170 centimetra dhe me kapuç në kokë qëlloi ndaj bashkëjetuesit të saj dhe më pas u largua. Ngjarja ka ndodhur për disa sekonda dhe autori është larguar i qetë, pasi e dinte se nga do të lëvizte. Ai dyshohet se ka studiuar lëvizjet e Kokës, madje edhe zonën.

Pistat hetimore

Atentati ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në rrugën Lidhja e Prizrenit, në verandën e lokalit Galaktika, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj biznesmenit beratas, duke e plagosur. Gjithashtu, gjatë qitjes me armë, ka ngelur i plagosur lehtë edhe efektivi i Gardës së Republikës, 35-vjeçari Rifat Rustemi, i cili është ndodhur rastësisht në tavolinën e Kokës. Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohen pesë pista në lidhje me atentatin që i është bërë 46-vjeçarit, problemet personale, problemet në punë, vrasja e të vëllait në vitin 2002, e të tjera. Kjo e fundit është pista që grupi hetimor po i mëshon më shumë. Burime konfidenciale të Policisë së Tiranës thonë se Petrit Koka është ekzekutuar në të njëjtën formë. Autori i vrasjes është identifikuar dhe është dënuar me 25 vite burg. Vëllai i Lulëzimit është vrarë në vitin 2002. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit dhe personi që e ekzekutoi po vuan dënimin. Viktima ka qenë person problematik dhe dyshohet të ketë qenë i përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve që ai mund të jetë ekzekutuar. Sipas informacioneve që kemi paraprakisht, dyshohet se familja Koka ka vrarë shokun e personit, që ka qëlluar për vdekje Petrit Kokën. Kjo na bën që të këmbëngulim që atentati është bërë për arsye hakmarrjeje. Po hetojmë me të gjitha anët, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendojmë që vrasësi është me pagesë, shprehen burime të brendshme të policisë.

Shoqërimet në polici

Mbrëmjen e së martës janë marrë në pyetje 36 persona, që dyshohet se kanë parë ngjarjen. Mes tyre janë edhe familjarët e Kokës, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre. Këta të fundit thonë se 46-vjeçari nuk ka pasur asnjë kërcënim dhe nuk ka pasur konflikte të hapura. Si të dyshuar për atentatin, policia ka shoqëruar 12 persona, të cilët kanë ngjashmëri me atentatorin. Shoqërimet janë bazuar në sajë të përshkrimeve që kanë bërë dëshmitarët okularë, për autorin e krimit. Çdo person që ka qenë i veshur me rroba sportive, sipas ngjyrave të përshkruara, është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës, në lidhje me krimin. Personi që ka qenë duke pirë kafe me Kokën, Rifat Rustemi, ka dëshmuar në polici se autori i krimit ishte i gjatë rreth 170 centimetra, i dobët. Në kokë mbante një kapuç dhe fytyrën e kishte të mbuluar me shami. Ishte veshur me rroba sportive dhe atletet i kishte ngjyrë të bardhë. Rustemi, miku i 46-vjeçarit ka mbetur i plagosur lehtë, në pjesën e këmbës. Ndërkaq, policia thotë se vrasësi mund të jetë me pagesë dhe se ai mund të ketë ndjekur të gjitha lëvizjet e biznesmenit. Ka ditur që të larohet nëpër rrugicat dytësore dhe se ka vepruar i vetëm. Familjarët e të lënduarit nuk duan ta komentojnë ngjarjen.

Berat

Vëllai i Kokës është vrarë nga

katër adoleshentë në vitin 2002

Rreth 11 vite më parë, vëllai i Lulëzim Kokës, është ekzekutuar me armë zjarri, në qendër të qytetit të Beratit. Një grup adoleshentësh janë konfliktuar me Petrit Kokën 37 vjeç, të cilin e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë në vend të vdekur. I riu Sandrino Kurti, i cili ka pranuar krimin, është dënuar me 25 vjet heqje lirie, ndërsa tre shokët e tij janë dënuar për fshehje të krimit. Seancat maratonë kanë përfunduar në shkurt të vitit 2007, ku gjykata ka dhënë vendimin e fundit mbi katër të rinjtë, të akuzuar për veprën penale, me një motiv vrasjeje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në shtator të vitit 2002, një grup të rinjsh udhëtonin me një mjet. Humbja e kontrollit ka sjellë fërkimin e dy mjeteve, njëri i drejtuar prej adoleshentëve dhe tjetri prej Petrit Kokës. Si pasojë e kësaj ka lindur një konflikt, ku palët kanë kërcënuar njëra-tjetrën. Ata janë larguar secili në punën e tij, por mbrëmjen e ditës tjetër, të rinjtë i kanë bërë atentat 37-vjeçarit, duke e qëlluar për vdekje. M.S

Intervista

Ishin gjithsej 7 krisma, të ndara në dy harqe kohore. 4 plumba e kapën në bark, dy në celular dhe një preku Rustemin

Dëshmitari okular: Atentati zgjati vetëm 2-3 sekonda

Përparim Selami, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, është një dëshmitar i rëndësishëm për policinë. Ai ka fiksuar disa momente të atentatit, por nuk ka qenë në gjendje që ta shohë në sy autorin e krimit. Sipas Selamit, e gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 2-3 sekonda. Në një intervistë për gazetën Shqip, ka përshkruar të gjithë kronologjinë e ngjarjes. Është mjaft i shqetësuar për atë që ka ndodhur, duke treguar respekt të veçantë për mikun e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Nuk më besohet që ka ndodhur një gjë e tillë për mikun tim. Gjysmë ore para se të ndodhte atentati, unë isha në tavolinë me Lulin, duke pirë kafe. Erdhi një shoku i tij dhe unë u ngrita se mendova që isha i tepërt. E njihja si fytyrë dhe e dija që punonte në Gardën e Republikës, pavarësisht se nuk kishim konfidenca me njëri-tjetrin. Ai kishte ardhur disa herë në lokalin tim, për të pirë kafe me Lulin. Hyja dhe dilja nga lokali për tu shërbyer klientëve. Një minutë para atentatit isha duke qëndruar në këmbë të tavolina e Lulit dhe po bënim shaka, por fatmirësisht erdhi një klient dhe unë ika. Falënderoj Zotin që nuk shkova ta pyesja se çfarë do të pinte! Po ta kisha bërë atë lëvizje, do kisha qëlluar në vendin ku erdhi atentatori dhe do isha bërë kurban. Shkova direkt në banak për ti bërë kafen se ai është i përditshëm dhe unë e di që vetëm kafe pi. Sapo futa lugën te kafja, dëgjova krisma armësh.

Çfarë bëre në ato momente?

Asgjë. Shtanga dhe luga më ra prej dore. Ishin gjithsej 7 krisma, të ndara në dy harqe kohore. Për disa sekonda ngriva në vend, nuk reagova. Më zgjuan ulërimat e klientëve. Disa u futën poshtë banakut. Disa të tjerë brenda lokalit. Pashë që Luli ishte mbuluar me gjak. I plagosur kishte mbetur edhe gardisti.

E patë atentatorin?

Nuk e pashë përballë. Pashë vetëm momentet që ai po largohej. Pasi qëlloi me armë në drejtim të mikut tim, iku me hap të lehtë në një rrugë dytësore që të çonte nga kodrat e Liqenit. Kur u fut te kthesa ia futi vrapit. Njerëzit me thanë se ai është larguar nga liqeni me një pistoletë në dorë. Ishte veshur me rroba sportive dhe në kokë mbante kapuç. Vetëm këto gjëra arrita që ti dalloj.

Çfarë rrugëtimi ka bërë autor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›