E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Kolorado, Holms kishte njoftuar një psikiatër

Xhejms Holms, 24-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve në kinemanë e Kolorados javën e kaluar, kishte njoftuar një psikolog të Universitetit të tij për planin e masakrës. Sipas mediave amerikane, shënimet përmbanin edhe vizatime, figura të ngjitura dhe përshkrimin e sulmit që do të kryhej. Universiteti i Kolorados ka konfirmuar se kishte marrë një pako të dyshimtë, që i është dorëzuar zyrës së policisë. Fox News, që citon një oficer të policisë që ka ruajtur anonimatin, ishte i pari që raportoi lajmin për dërgimin e shënimit të autorit të vrasjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›