E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët në rradhë jashtë farmacive, Po vdesim nga mungesa e ilaçe

Greqi- Rradhë të gjata janë krijuar jashtë farmacive greke pasi qeveria premtoi se do të ndihmonte për të trajtuar mungesën e barnave kritike. Pavarësisht premtimit të qeverisë për të bërë të aksesueshëm medikamentet e kancerit njerëzit thanë se s’janë në gjendje për t’i gjetur ato.

Njerëzit ankohen se kishin ndërprerë trajtimin e tyre ndaj kancerit dhe kanë frikë se mund të vdesin si rezultat i kësaj. Ministri grek i Shëndetësisë, Christos Kittas tha se paratë borxh të farmacive dhe spitaleve do të paguhen së shpejti.

Të martën shoqata e diabetit tha se mijëra jetë njerëzish ishin në rrezik pasi farmacitë kishin prerë kreditë në fondin më të madh shtetëror duke bërë që shumë të sëmurë të mos jenë në gjendje të paguajnë për mjekimin. Kreu i shoqatës së farmacive në Attica, Kostas Lourantos tha se kompanitë farmaceutike nuk ishin më të interesuara për shitje në Greqi për shkak të borxheve të këqia.

Një farmacist në Athinë, Giorgos Kontogiorgos tha për agjencinë e lajmeve Associated Press: ‘Për fat të keq sistemi i sigurimeve shoqerore është shembur dhe gjendja është tragjike. Ne ndihemi në pozitë të vështirë se nuk arrijmë t’i rimbursojmë ilaçet nga fondet e sigurimeve…ne nuk mund ta përballojmë, jemi të gjithë borxhlinj ndaj bankave’.

Greqia po lufton për të përmbushur kushtet e dy kredive ndërkombëtare me një vlerë prej 240 miliardë eurosh. Vendi shkon në zgjedhje më 17 Qershor dhe ekziston frika se mund të fitojë një partii antimasa shtrënguese çka do të sillte daljen nga Euro dhe një faliment të vendit.

Dorina/BIlbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›