E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me emigrantet ne Athine

Kryetari i partisë socialiste, Edi Rama ka qenë i pranishëm në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë të organizuar nga emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Gjatë bisedës me ta Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet Parlamentare të vitit të ardhshëm, duke votuar PS-në.  Kreu Rama i ftoi simpatizantët e PS-së që t’i bashkohen projektit të tij për rilindjen të Shqipërisë, ndërsa u angazhua për ndërtimin e një shteti dinjitoz, që do të respektohet ndërkombëtarisht, duke u garantuar respekt të njëjtë dhe gjithë qytetarëve të tij. Rama tha se Shqipëria u ka një detyrim të madh emigrantëve, e sidomos atyre të Greqisë, që sipas tij sigurojnë mbijetesën e qindra mijë familjeve në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›