E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko akuza qeverise per tjetersim te historise

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka akuzuar qeverinë, se po zbaton një protokoll turpshëm për kremtimet e festës së 1000-vjetorit të pavarësisë. Madje, ai nuk ngurroi të deklaronte se po tentohet të tjetërsohet historia e vendit.
“Këta njerëz që janë sot në pushtet e konsiderojnë veten agallarë të popullit të tyre, sepse sipas tyre, datat historike janë ato që festojnë ata”, vlerësoi ai.
Duke folur nga Korça, Majko është ndalur edhe në ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku pak ditë më parë nuk u arrit të votohej caktimi i mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit.
Ligjvënësi socialit ka ripërsëritur qëndrimin e forcës politike që përfaqëson, në lidhje me Qarkun Fier, duke thënë se nuk do mund të votohen 3 ligjet në funksion të marres së statusit kandidat, pa u zgjidhur ajo çështje. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›