UAT: Studentët shqiptarëme diploma britanikeduke studiuar në Shqipëri
TIRANë- U nënshkrua sot marrëveshja mes Universitetit Amerikan të Tiranës dhe Universitetit të Shefilldit, që do të mundësojë studentët shqiptarë të ndjekin programet e Universitetit britanik. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes universiteteve ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona Mekohan, zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj si dhe përfaqësues të dy universiteteve.
Sic u theksua edhe gjatë takimit, do të ofrohen programe studimi 4-vjecare në degët Biznes, Shkenca Kompjuterike, Psikologji etj. Studentët për dy vjet do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në Tiranë, e më pas do të zgjedhin vazhdimin e studimeve në Universitetin e Shefilldit në Britani, ose në degën tjetër të këtij universiteti në Selanik. Të gjithë studentët që do të përmbushin me sukses ciklin 4-vjecar të studimit, do të marrin diplomën nga Universiteti i Shefilldit.
Gjatë fjalës së saj ambasadorja britanike vlerësoi investimin për të rinjtë si një investim për të ardhmen, ndërkohë zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj u shpreh se eventi në fjalë është i një rëndësie të madhe, pasi e vendos në një tjetër stad arsimin e lartë në Shqipëri.
Përfaqësuesi i Universitetit Amerikan të Tiranës, Lulëzim Ndreu dhe ai i Universitetit të Shefilldit Xhorxh Efstatiadis, në përfundim të takimit u shprehën entuziastë për bashkëpunimin, pasi për herë të parë vendoset një partneritet i tillë mes një universiteti shqiptar dhe një universiteti prestigjoz britanik, i cili konsiderohet një nga universitetet më të mira të Europës.
(m.a/News24/BalkanWeb)