E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet 9 makina luksoze, rezultuan të vjedhura

Operacioni i koduar “BMW” përfundoi me sekuestrimin e 9 – automjeteve të markave të prodhimit të viteve të fundit, të cilat pas verifikimeve të kryera me Interpol Tiranën kanë rezultuar të vjedhura jashtë kufijve të Shqipërisë. Më konkretisht, u sekuestrua në rrugën “Sami Frashri” në Tiranë automjeti tip “Mini Cooper”, pasi nga verifikimet e bëra ka rezultuar i vjedhur në Itali me datë 21 Prill 2009.

Mjeti ju bllokua shtetasit Bledi Vasa, 38 vjec, i cili do të ndiqet në hetim të lirë për konsumim të veprës penale të “Trafikimit të mjeteve motorrike”. Nga hetimet e kryera, rezultoi se ky automjet ka hyrë në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitar Hanit të Hotit më datë 10.04.2009, nga shtetasi italian Angelo Gisondi, 42 vjeç, për të cilin po punohet për kapjen e tij, duke bashkëpunuar edhe strukturat homologe Italiane.

Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin Admir Prekaj, 29 vjeç, sepse mbrëmë në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, i është bllokuar automjeti foristrad tip “Porsche Cayenne”, ku pas verifikimeve të kryera më Interpol Tiranës, ka rezultuar i vjedhur në Serbi më datë 04 gusht 2008.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 automjete të tjera tip BMW X6, SMART, Mercedes Benz, të vjedhura në Itali, në harkun kohor nga 2004 deri më 2009. Ndërkohë, edhe dy automjete të tjera, si tip TOYOTA dhe PORSCHE CAYENNE, kanë rezultuar të vjedhura në Serbi. Gjithashtu, një tjetër makinë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›