Vrasesi i policit trondit Spanjen
Madrid- Njeriu qe ekzekutoi shtate vjet me pare specialin e FNSH-se ne Lac, ka arritur t'i shpetoje policise spanjolle ne tre raste. Astrit Bushi tashme eshte kthyer ne nje objekt te rendesishem hetimi edhe per drejtesine e vendit Iberik, pasi dyshohet se njerez te veshur me pushtet ne Madrid kane mundur te lirojne ate edhe ne rastin e pare kur ishte shume prane ekstradimit. Madje dyshohet se ne periudhen 2000-2001, kohe ne te cilen kerkohej, ai eshte fshehur ne Spanje dhe pas lirimit misterioz ka mberritur ne Lac per te kryer ekzekutimin e specialit Altin Balozi dhe me tej eshte kthyer i pa shqetesuar serish ne gadishull. Lajmin e ka bere publik gazeta vendase "ABC", e cila i referohet hetimeve te kryera nga Roja Civile, (Guardia Civil), pas operacionit te koduar "Ylli Mbrojtes".
Duket se faktet e reja kane dale ne skene gjate investigimit te kryer dhe mesohet se shpjegime i jane kerkuar edhe ambasades shqiptare ne Madrid, per te mesuar me tej rreth aktivitetit te 35 vjecarit. Fillimisht ai u ndalua per nje grabitje, kurse me pas per dokumente te falsifikuara, pasi hiqej si nje shtetas lituanez. Heren e fundit Bushi u arrestua si kreu i nje bande kriminale qe nder grabitjet e saj me te bujshme kishte ate te nje industrialisti shume te njohur ne opinionin spanjoll, José Luis Moreno, te cilin e keqtrajtuan dhe zhvaten. Mesohet se banda ka kryer grabitje duke siguruar 300 mije euro perfitim ne valute dhe 200 mije euro te tjera ne mall, kryesisht bizhuteri. Aktualisht 35 vjecari Bushi pret ekstradimin e tij per ne Shqiperi, pasi eshte denuar me 25 vite burg per vrasjen e efektivit te FNSH-ve, Altin Balozi.
Pas arrestimit te Astrit Bushit dhe gjashte te dyshuarve te tjere si pjesetare te bandes se grabitjeve, ministri i Brendshem spanjoll do te dilte ne nje deklarate per shtyp. "Ne Spanje, kush grabit perfundon ne burg", do te shprehej Alfredo Pérez Rubalcaba, pas takimit me industrialistin e dhunuar nga banda, José Luis Moreno. Por kjo ngjarje nuk ka kaluar me kaq. Agjentet e Interpol Madridit jane kujtuar se shtate vite me pare Bushi gjendej prane ekstradimit dhe shpetoi ne momentet e fundit per arsye qe ende mbeten mister. Pak dite pas lirimit rezulton te jete kryer edhe vrasja e Altin Balozit ne Lac, me 8 mars 2001, krim qe 35 vjecari e beri ne shenje hakmarrje per vrasjen e te vellait gjate nje operacioni policor ne qytet. Edhe pse do te arrestohej, ne Shqiperi e ndoqi i njejti fat, u lirua nga Gjykata e Faktit dhe perfitoi te arratisej serish drejt Spanjes. Gjykata e Apelit dha vendimin 25 vite burg per "vrasje" dhe "sulm me arme ndaj policise".
Si i shpetoi tre here prangave
Astrit Bushi, i cilesuar si kreu i grupit kriminal, rezulton i shoqeruar ne Spanje per dokumente te falsifikuara, pasaporte lituaneze, ne vitin 2000. Duke luajtur rolin e nje njeriu te persekutuar, ai ka perfituar te lirohet pa asnje shqetesim, por menjehere eshte kthyer ne Lac, ku dyshohet se ka kryer edhe vrasjen e efektivit te policise. Po ne vitin 2002 arrestohet ne Spanje dhe eshte bere gati ekstradimi i tij ne vitin 2004, proces qe deshtoi per arsye te paqarta. Lirohet dhe i shpeton ekstradimit, ndersa ne vitin 2006 arrestohet ne Madrid per dokumente te falsifikuara. Serish shpeton dhe dyshohet se per kete kane nderhyre njerez me pushtet dhe sqarime u kerkuan nga ambasada. Policia spanjolle deklaroi se do te vijoje hetimet deri ne zbardhjen e plote te aktivitetit.
Perg. A.Q.