Njohja e Kosoves, paqe per rajonin
Zevendeskryeministri Genc Pollo, kryesoi edhe delegacionin e Shqiperise ne Samitin e Kryetareve te Qeverive te vendeve anetare te Nismes se Evropes Qendrore, qe u zhvillua ne Kishinau, kryeqytetin e Moldavise. Ne fjalen e tij gjate samitit me teme "Bashkepunimi per te Ardhmen Evropiane" zv/kryeministri Genc Pollo, i beri thirrje vendeve antare ne kete samit te njohin realitetin e ri, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Sipas numrit dy te qeverise, kjo njohje do te ndikoje pozitivisht ne stabilitetin afatgjate te Kosoves dhe te vete rajonit te Ballkanit. Po keshtu ne fjalen e tij zv/kryeministri Pollo theksoi se diplomacia shqiptare eshte ne mbeshtetje te plote te vendimeve te qeverise se Kosoves. Po keshtu gjate takimit Genc Pollo theksoi se shtrirja e misionit te Euleksit ne te gjithe territorin e Kosoves ishte nje domosdoshmeri dhe duhej te behej sa me shpejt realitet.