Shperthen makina ne rruge, shpetojne cifti dhe femija
BERAT- Nje mase elektrike dyshohet te jete bere shkak i shperthimit te nje makine gjate udhetimit ne aksin Polican-Berat, ndersa kane shpetuar per fat tre pjesetaret e nje familjeje. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, rreth ores 18:30 prane fshatit Vodice. Shperthimi ka tronditur edhe kalimtaret e pranishem, ndersa demet kane qene vetem materiale. Burime zyrtare te policise nisen hetimet dhe thane se shkak dyshohet te jete bere nje qark elektrik ne mjetin tip "Golf" me targa BR1162B.
Rapo Kuqi, pronari i mjetit, mesohet se udhetonte me bashkeshorten dhe femijen e tij ne drejtim te baneses, ne kohen qe ka ndodhur shperthimi. Familja kishte qene per fundjave ne qytezen e Policanit dhe ndodhej ne rrugen e kthimit per ne Berat. Mjeti mesohet te jete perfshire nga flaket dhe me pas ka shperthyer, duke shkaktuar panik tek udhetaret e rastit. Drejtuesi i mjetit dhe dy familjaret e tij mesohet te kene zbritur menjehere sapo kane pare shkendijat e flakeve te shfaqura ne motorinon e makines. Drejt vendit te ngjarjes mesohet se kane mberritur menjehere forcat zjarrfikese, te cilat bene te mundur fikjen e menjehershme te zjarrit ne mjet, duke shmangur perhapjen e flakeve. Me pas ne vendin e ngjarjes mesohet te kene mberritur ekspertet e policise qe kane nisur hetimet rreth shperthimit te ndodhur.
Hetimet
Nga hetimet e para te kryera ne vendngjarje mesohet se shkak i renies se zjarrit dhe me pas shperthimit te autovetures eshte bere nje mase elektrike e krijuar ne pjesen motorike si pasoje e vjetersise se mjetit. Pronari ka rrefyer momentet e ngjarjes, ndersa ka bere te mundur te shpetoje jeten e familjareve.