“Vrasësit e Mirit të Xhikes mbanin maska, nuk i njoha”
06/05/2010 “Kartodrom 2000”, i plagosuri mbron Lavdërim Tufën, i akuzuar si autor i vrasjes
TIRANË- Lavdërim Tufa i akuzuar për vrasjen e Mirit të Xhikes dhe dy personave të tjerë, dëgjon në sallën e gjyqit në një seancë me dyer të mbyllura, dëshmitarin e plagosur në vitin 2003, Flamur Tafaj, i cili e mbrojti. Në një sallë të zbrazët nga familjarët dhe media, Tufa është mbrojtur nga dëshmitari, i cili i ka thënë gjykatës se nuk di asgjë për atë ngjarje të rëndë. Sipas burimeve të marra në vështirësi nga gjykata, Flamur Tafaj është shprehur se ditën e ngjarjes më 23 mars ka qenë duke pirë kafe se bashku me personat që u vranë kur papritur i kanë qëlluar. Sipas tij, personat që qëlluan kanë qenë me maska dhe nuk i kanë njohur. Dëshmitari është pyetur nga prokurori nëse pas ngjarjes është interesuar për personin që e plagosi, por është shprehur se nuk ka pasur arsye sepse ai në lokal ndodhej për të pirë kafe në shoqërinë e miqve dhe nuk kishte asnjë hasmëri apo kontradiktë. I pyetur gjithashtu nëse e kishte parë të pandehurin Lavdërim Tufa, ai ka thënë se vrasja është bërë nga persona të maskuar dhe se askush nuk ka parë gjë. Me dhënien e dëshmisë së tij, Flamur Tafaj, ka lehtësuar pozicionin e Tufës, i cili është rikthyer për gjykim me vendim të Gjykatës së Lartë. U dënua nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm, por shkalla më e lartë e gjyqësorit e shpalli të pavlefshëm vendimin, duke ia kaluar për kompetencë shkallës së parë. Gjykimi ka filluar nga e para, edhe pse dosja ka brenda të gjitha provat shkresore. Ishin këto prova që dënuan me burgim të përjetshëm Tufën, sidomos ADN-ja e kryer me njollat e gjakut dhe të pështymës që u gjetën në një kapuç të braktisur nga autorët pas ngjarjes. Avokatët dhe vet Tufa kanë kundërshtuar provat shkresore, ndërsa nga ana e tyre dëshmitarët nuk kanë dhënë hollësi të mjaftueshme për të zbardhur emrin e autorit. Në seancën e radhë sot të pyetet me cilësinë e dëshmitarit një tjetër person që ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes, shoku i Fatmir Ramës ose ( Mirit të Xhikes) Ylli Kelmendi. Në dosjen shumë voluminoze ndodhet vetëm emri i Lavdërim Tufës edhe pse akuza ka pretenduar se vrasja është kryer nga dy persona. Autori i dytë nuk është identifikuar. I vetmi që ra në gjurmët e policisë ishte Tufa, i arrestuar në vitin 2003, fillimisht për një vjedhje e më pas gjurmët dhe provat e tjera treguan se dyshohej për vrasjen e trefishtë tek “Kartodrom 2000” që tani nuk ekziston.
Historiku i vrasjes së bujshme
Akuzat për Lavdërim Tufën pas ekzekutimit tek Kartodromi
I pandehuri Lavdërim Tufa akuzohet se ka vrarë në datë 29 mars 2003 në lokalin e quajtur "Kartodrom 2000" tre persona, Fatmir Ramën, Julian Durishëtin Kamarier dhe Kristaq Cani. Ndërkohë që në të njëjtën natë, ai ka plagosur rëndë edhe Flamur Tafajn. Vrasja, sipas gjykatës, është zgjedhur të bëhet në një moment të përshtatshëm, kur personat e vrarë ishin mbledhur për të parë ndeshjen Shqipëri – Rusi. Në të njëjtin ambient ka qenë edhe shtetasi Ylli Kelmendi, shok i ngushtë i Fatmir Ramës, ose i quajtur ndryshe ( Miri i Xhikes). Ky i fundit i ka shpëtuar plumbave të lëshuar nga automatiku, që gjykata tha se ka përdorur i pandehuri Lavdërim Tufa. Vrasja është kryer në orën 08.00 të mbrëmjes. I pandehuri ka kryer krimin në bashkëpunim me një person tjetër. Ndërkohë që personi i dytë, për të cilin tashmë është vërtetuar se ka qenë në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë të dhënë ekzistencë. Për të arritur në këtë konkluzion, Prokurorisë iu desh të radhiste disa prova të gjendura në vendin e ngjarjes. Janë gjetur dy automatikë, një kapuç ngjyrë blu i gjakosur dhe 16 fishekë e dy predha të qitura nga dy armë tip automatik.