I papranueshëm mosrespektimi i Kushtetutës
04/05/2010 Numri një i LSI-së shprehet në lidhje me grevën e urisë së opozitës
“E drejta e tyre për formën ekstreme të sakrificës për pretendimet”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar se Partia Socialiste, në vend që të hynte në grevë urie, duhet që pretendimet e saj për zgjedhjet t’i dërgonte në Gjykatën Kushtetuese. Duke folur gjatë forumit rinor të LSI-së, ai ka vlerësuar se është e drejta e gjithsecilit të zgjedhë edhe një formë ekstreme të sakrificës, si greva e urisë, për të mbrojtur pretendimet që kanë. “Por kjo nuk më ndalon dot mua që t’i ftoj edhe një herë që të jenë bashkëpunues, që t’i ftoj përsëri për dialog me mazhorancën dhe Qeverinë, për të realizuar të gjitha pretendimet e tyre. Kjo nuk më ndalon për t’iu kujtuar të gjithëve se midis të gjithë qytetarëve shqiptarë është bërë një kontratë e përbashkët që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila nuk është votuar nga Parlamenti i asaj kohe, por është votuar edhe nga shumica absolute e të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar numri një i LSI-së. Ai ka vënë theksin në respektimin e Kushtetutës së vendit, pavarësisë së gjykatave dhe mesazhit të komunitetit ndërkombëtar. “Duhet respektimi i transparencës, por edhe i Kushtetutës së vendit. Është e papranueshme për çdo politikan, aq më tepër për një kryetar të një force të rëndësishme politike, që thotë se lirinë tonë nuk e çojmë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Meta. Duke u ndalur në qëndrimet radikale të opozitës, ai nënvizoi se frymëzime të tilla çojnë në kaos, çojnë në rrënimin e shtetit të së drejtës, çojnë pikërisht në një rrugë të gabuar, e cila nuk ka lidhje me rrugën demokratike. Sipas tij, Kuvendi duhet të vijojë angazhimet gjithnjë në respektim të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht vendimeve të marra. Kryetari i Lëvizjes ka theksuar se e gjithë klasa politike duhet të kontribuojë në reformat, të cilat synojnë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar opozitës, Meta tha se nuk mund të kontribuohet duke nxirë pa të drejtë situatën ekonomike dhe financiare të vendit.
Organizimi
Lëvizja Rinore për Integrim, forumi politik i të rinjve të LSI-së, organizoi dje një tubim, gjatë të cilit përcolli mesazhin e mbështetjes ndaj linjës politike të ndërmarrë nga lidershipi i partisë mëmë. Manifestimi i pasdites së djeshme u mbajt në sallën qendrore të Teatrit të Operave dhe Baletit. Gjatë këtij tubimi, ku mbizotëronte ngjyra e kuqe, të rinjtë, por edhe ata më në moshë, si kryetari Meta, thërrisnin: “LRI-ja, LRI-ja”.