E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Jemi kudo, nuk e tjetërsojnë dot fitoren tonë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, akuzoi dje kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se është njeriu kyç që prish zgjedhjet gjithmonë. “Është sot zyrtari i mbrojtur kushtetutshmërisht, por i investuar rrugaçërisht, kriminalisht, politikisht, për të prishur zgjedhjet edhe këtë herë. Arben Ristani është tani-këto çaste, zyrtari më i lartë i administratës zgjedhore, që më shumë se paaftësi dëshmon anësi politike të qëllimtë, në zhbërje përfundimtare të standardeve të zgjedhjeve në atë fazë të zgjedhjeve më të kritikuarën ndërkombëtarisht, administrimin e zgjedhjeve. Por nuk do të ndodhë asgjë”, nënvizoi Braçe. Sipas tij, vullneti i popullit është në kuti dhe ne jemi të vendosur ta lexojmë me korrektësi, ndershmëri dhe transparencë. “Nuk mundet që një teknologji në KQZ të tjetërsojë fitoren. Nuk mundet që nukli primitiv në PD humbës shembullor, të arrijë të tjetërsojë fitoren. Ne dimë gjithçka, ne jemi kudo, dhe pas furgonit të bardhë, me dhjetë kuti brenda që po vjen vërdallë prej mëngjesit nëpër Tiranë, pa gjetur mundësinë më të vogël për të shkarkuar manipulimin. Asnjë mundësi nuk kanë! Ne jemi kudo”, tha Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›