Vrasin avokatin për të shtyre ditën e gjyqit
Athinë -Në qytetin e Kallamatës në zonën e Kiparisias dy shqiptar të moshës 29 dhe 34 vjeç janë ndaluar nga policia dhe akuzohen për vrasjen e një avokati grek të moshës 53 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur më 26 janar të 2009, ku një minoritar ka pajtuar për vrasjen e avokatit dy shqiptarët, me qëllim për të shtyrë procesin gjyqësor. Kjo vrasje u zbulua mbas një punë dy mujore të operativit kriminal, të cilët në zyrën e avokatit gjetën në një letër shenjat e gishtërinjve të të akuzuarve.
Kjo vrasje ndodh në një kohë kur Greqia po përballet si asnjëherë tjetër me krimin e organizuar. Kjo vrasje ndryshe nga te tjerat nuk ndodhi për interesa personale, as për vjedhje dhe plaçkitje, po ndodhi vetëm për qëllime banale, për shtyrjen e një dite apo muaji të një gjyqi. Shpëtim Zinxhiria nga Athina