E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja 5 milione leke shperblim per informatoret

Drejtoria e Policise se Vlores ka vendosur nje shperblim prej 5 milione lekesh per personat qe kane dijeni per autorin e ngjarjes se rende.

Policia ka kerkuar qe informacionet te jepen ne numrat e telefonit 0694102358 dhe 0694100565.

Sipas deshmive te kolegeve te oficerit te policise Roland Likaj ishte ne patrullim me 5 kolege 43- vjecari eshte shkeputur nga grupi per te marre automjetin e tij privat ne afersi te gjykates dhe me pas eshte drejtuar ne lagjen Cole per tju bashkuar grupit. Gjate rruges ai ka komunikuar me ta duke thene se kishte pare nje te dyshuar qe levizte ne rruget e lagjes problematike. Pak minuta me vone oficeri ka shkeputur lidhjet me koleget e tij te cilet pasi nuk moren pergjigjie ne radio nisen kerkimin. Rreth ores 300 te mengjesit ata e gjeten oficerin e policise pajete mbi timon i qelluar me nje plumb pas veshit.

Menjehere ka nisur kerkimi ne rruget e lagjes Cole per te kapur autorin e vrasjes. Gjate nates dhe ne mengjesin e sotem jane shoqeruar disa persona me precedente penale qe dyshohen se mund te jene autore te ngjarjes.

Policia po heton disa pista dyshohet se oficeri policise e ka njohur personin qe ka realizuar vrasjen per shkak se gjate kontaktit te afert me te nuk ka reaguar per te nxjere armen. Dyshohet se personi qe ka bere vrasjen nuk eshte thjeshte nje kriminel ordiner por nje njeri me pervoje per vete menyren e ekzekutimit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›