E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Mirepresim Ballkanin

Nje dite perpara turit te tij ballkanik zyra e Keshillit te BE-se ka shperndare mesazhin e Presidentit Herman Van Rompuy ndaj vendeve te rajonit.

Asistenca teknike e financiare per rajonin eshte me shume se 2 miliard euro per periudhen 2010-2012. Ofruam gjithashtu progresin per liberalizimin e vizave. Kjo eshte nje shenje qe tregon se ne cmojme perpjekjet per tu reformuar. Por ende shume nevojitet per tu bere. Nuk ka kohe per vetekenaqesi. Pergatitja e nje te ardhme europiane eshte nje detyre kerkuese. Ne kemi nevoje per me shume reforma intensive per fushat kyce si demokracia mireqeverisja te drejtat e njeriut dhe ne sundimin e ligjit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar jane nje kercenim per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. Lufta kunder tyre duhet te jete e vendosur dhe efikase tha Van Rompuy.

Ndersa ben thirrje per marredhenie te fqinjesise se mire dhe bashkepunim te plote me gjykaten e Hages Presidenti i Keshillit te BE-se sqaron se Unioni nuk importon konflikte rajonale dhe shpalos ate qe ai e quan nje fat europian.

Projekti Europian ka qene gjithmone i shtyre nga deshira per paqe dhe bashkim. Une besoj se ka nje vend per Ballkanin Perendimor ne shtepine Europiane. Le ta therrasim ate nje fat europian. Jam i sigurt se ky fat europian nje dite do te permbushet nga te gjithe. Une do te ftoj Keshillin Europian per te reflektuar mbi kete ne te ardhmen e afert tha Van Rompuy.

Te marten Van Rompuy shkon ne Mal te Zi e Maqedoni ndersa te merkuren ne Bosnje per te mbyllur me pas turin e tij ballkanik me Shqiperine ku do te qendroje per disa ore ne Tirane. Kjo eshte vizita e dyte qe Presidenti i Keshillit te BE-se zhvillon ne rajon. Ne qershor ai vizitoi Kroacine Serbine Kosoven e Sllovenine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›