Permbytjet ne Kurbin uji nuk largohen
Rreth 300 hektare toke dhe mbi 40 shtepi banimi vazhdojne te jene te permbytura ne rrethin e Kurbinit.
Situata me problematike mbetet ne fshatin Sanxhak te ketij rrethi ku niveli i ujit edhe pse kane pushuar reshjet vazhdon te mos bjere ne arat e mbjella. Po ashtu ka edhe 15 banesa te permbytura ku sasia e ujit ne katet e para i kalon 30 centimetra.
Problematike mbetet situata ne Gjorem ku ka tete shtepi banimi te permbytura dhe ne fshatin Adriatik ku 17 banesa banesa jane nen uje. Banoret ankohen se nuk punojne hidrovoret ndersa drejtuesit e tyre shprehen se punojne 24 ore por kanalizimet qe dergojne ujin ne keto hidrovore kane mbi 15 vite qe nuk jane hapur.