Vrasja e Ambasadorit, reagon Presidenti Obama

“Dënoj me forcë sulmin mizor kundër selisë sonë diplomatike në Bengazi, i cili mori jetën e katër amerikanëve, përfshirë Ambasadorin Kris Stivens. Në këto çaste, familjet e atyre që humbëm janë në mendjet dhe lutjet e popullit amerikan. Ata mishëronin përkushtimin e Amerikës ndaj lirisë, drejtësisë dhe partneritetit me shtetet dhe popujt anekënd globit dhe qëndrojnë në kontrast të fortë me ata që iu morën jetën në mënyrë gjakftohtë.
E kam udhëzuar Administratën time t’iu ofrojë të gjitha burimet e nevojshme në mbështetje të sigurisë për personelin tonë në Libi dhe të rrisin nivelin e sigurisë në të gjitha postet tona diplomatike anembanë globit. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara refuzojnë përpjekjet për të denigruar besimet fetare të të tjerëve, të gjithë duhet të kundërshtojmë pa ekuivok atë lloj dhune të pakuptimtë që mori jetën e këtyre nëpunësve publikë.
Nga një pikëpamje personale, Krisi ishte një përfaqësues i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara. Gjatë gjithë revolucionit libian, ai i shërbeu vendit tonë dhe popullit libian në misionin tonë në Bengazi në mënyrë vetëmohuese. Si ambasador në Tripoli, ai ka mbështetur tranzicionin e Libisë në demokraci. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë kudo ku qeniet njerëzore kërkojnë liri dhe drejtësi. Jam thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij për administratën time dhe ndjej trishtim të pamatë për këtë humbje.
Amerikanët e guximshëm që humbëm përfaqësojnë shërbimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme që civilët tanë ofrojnë çdo ditë kudo në botë. Teksa qëndrojmë në krah të familjeve të tyre, le të dyfishojmë përpjekjet tona për të çuar përpara punën e tyre”, thuhet në komunikatën e Presidentit Amerikan, Barak Obama. /Start/
2012-09-12 14:04