Vrasja Dedjen e prene ne bese
Sipas tyre perfaqesues nga te dy familjet ne hasmeri jane takuar disa jave me pare dhe kane pire kafete e mbylljes se konflikteve te vjetra mes tyre. Te afermit e ish-te fortit te Burrelit jane te sigurt per autoresine e vrasjes edhe pse thone se personi qe ka shkrepur armen kunder Dedjes ka qene i porositur nga autori i vertete i ngjarjes. Te njejtin drejtim hetimesh po ndjek edhe policia e kryeqytetit ne lidhje me ekzekutimin e dy diteve me pare prane ish-uzines Enver. Burime nga grupi hetimor
thane se vrasja e pronarit te policise private Ulku eshte nje tjeter hallke e vrasjeve zinxhir te nisura qe nga viti 1997 mes dy bandave te Burrelit Kola dhe Deda. Madje sipas policise si porosites i vrasjes se Donald Dedjes eshte etiketuar nje prej 10 personave me te kerkuar sot per sot nga Interpoli G. Doda 32 vjec i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje. Doda i denuar ne mungese me 14 vjet burg dyshohet se fshihet ne Britanine e Madhe prej shume vitesh ku me perpara jetonte bashke me te vellame Admir Kola i cili eshte arrestuar nje vit me pare nga policia angleze. Familja Dedja qe ne perberje te saj ka vetem femrat e fisit dhe dy djem te dy vellezerve tashme te vrare ka kerkuar mbrojtje nga policia. Sipas burimeve nga policia e Burrelit familja do te merret ne mbrojtje pa ndonje afat te caktuar pasi dy djemte ndihen te rrezikuar nga mundesia e vazhdimit te hasmerise.
PERPLASJA E BANDAVE
Gjate trazirave te vitit 1997 pas hapjes se depove te armeve ne rrethin e Matit u krijuan bandat e para ne qytetin e Burrelit te cilat u kthyen edhe ne me te rrezikshmet me nje numer te madh vrasjesh qe kryenin anetaret e tyre bandat Kola dhe Deda. Banda Kola eshte nje nga bandat me famekeqe ne qytetin e Burrelit e krijuar ne vitin 1997. Drejtuesi kryesor i ketij grupi ka qene Armir Doda vellai i tij Gentian Doda dhe miku i tyre Rezart Llukovi. Rivalet e kesaj bande ishin tre vellezerit Dedja njeri prej te cileve Donald Halit Dedja u vra mengjesin e se enjtes ne Tirane. Halit Dedja qe aktualisht kishte ndryshuar emrin ne Donald njihej ne vendlindje si i forti i Burrelit. Historia e vrasjeve zinxhir mes dy fiseve qe ishin kthyer ne banda te armatosura nisi pas vrasjes se vellait te vogel te Dedjas Gazmir Dedjas. Me pas atij i vrane edhe te atin dhe vellane e madh.
Kundershtari i Dedjas ne Angli
Personi qe dyshohet te kete urdheruar vrasjen e Donald Dedjes eshte Gentian Doda qe sipas Interpol-Tiranes eshte nje prej dhjete personave me te kerkuar ne bote nga drejtesia shqiptare. Policia pohon se ai ka marre nje denim me 14 vjet burg i akuzuar per perfshirjen ne dy vrasje ne qytetin e Burrelit. Emri i tij eshte ne krye te listes se personave me te kerkuar dhe dyshohet se ndodhet ne Angli.
ETLEVA DELIA