Kakavija kthen 200 biometrike
Rreth 200 personave te pajisur me te gjithe dokumentacionin e duhur iu eshte refuzuar hyrja per ne Greqi me arsyetime nga me te ndryshmet pjesa me e madhe e te cilave mjaft banale. Per te pare situaten e nderkaq edhe per te diskutuar me autoritetet greke dje mberriti ne Kakavije edhe ministri i Punes Spiro Ksera. Ndryshe nga situata e krijuar si dhe pohimet e vete qytetareve te
kthyer Ksera deklaroi se ne Kakavije ka pasur vetem disa raste sporadike te kthimit te qytetareve shqiptare. Ndonese burimet ne piken kufitare deklaruan se jane rreth 200 shtetas te kthyer te dhenat zyrtare te Policise se Shtetit flasin vetem per 43 persona te kthyer gjate 24 oreve te fundit. Nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavije numri i shtetasve qe kane udhetuar me pasaporte biometrike deri ne keto momente eshte 587 nderkohe qe nga autoritetet greke jane kthyer 43 shtetas thuhej ne njoftimin e Policise se Shtetit. Por situata prej tri ditesh ne Kakavije paraqitet disi e tensionuar. Qytetaret jane mjaft konfuze dhe te painformuar ne lidhje me disa kushte shtese qe pretendon pala greke se duhen plotesuar. Ndonese te pajisur me te gjitha dokumentacionet e kerkuara shtetasit e pajisur me pasaporten biometrike kthehen mbrapsht per teka te kontrolloreve greke. Pas nje takimi qe ka zhvilluar ne Janine me prefektin ministri Ksera deklaroi se Greqia mirepret fluksin e shqiptareve pasi kjo ndikon edhe ne gjallerimin ekonomik te tyre ne kete fundvit. Ministri inkurajoi qytetaret shqiptare te zbatojne rregullat dhe te vijne ne Kakavije pa asnje lloj fobie. Nderkohe per garancite e kerkuara nga kontrolloret greke Ksera deklaroi se nuk kerkohet asnje lloj garancie pervecse destinacioni. Por gjate ketij prononcimi te Kseres per mediat disa qytetare te kthyer ankoheshin pikerisht se u kerkohej garancia nga autoritetet pertej kufirit. Takimin e djeshem me autoritetet kufitare greke Ksera e quajti si inkurajim edhe per palen greke pasi sipas tij ata jane te informuar per fluksin qe do te vije gjithnje e ne rritje si pasoje e festave te fundvitit. Nderkaq ne pikat e tjera kufitare me Greqine nuk jane paraqitur probleme te ketij karakteri. Ne Piken e Kalimit Kufitar ne Kapshtice kane levizur me pasaporte biometrike gjate 24 oreve te fundit 178 shtetas shqiptare nderkohe qe nga autoritetet greke jane kthyer vetem 4 persona te cilet ishin shpallur si te padeshiruar ne vendet e Shengen-it per vepra te ndryshme penale.
Mesohet se nga Rinasi me pasaporte biometrike kane kaluar 310 shtetas. Ndersa permes Pikes se Kalimit Kufitar ne Qafe Bote kane levizur me pasaporte biometrike 22 persona. Sipas njoftimit zyrtare te Policise se Shtetit ne Piken e Kalimit Kufitar Tre Urat kane kaluar 20 shtetas me pasaporte biometrike nderkohe qe nga autoritetet greke jane kthyer 11 shtetas.
Portet Vlora e Saranda kalimet pa probleme
VLORE- SARANDE- Situata ne Piken e Kalimit Kufitar te Drejtorise Rajonale te Kufirit e Migracionit ne Vlore paraqitet e qete. Gjate ketyre tri diteve ne port nuk ka pasur fluks te madh te qytetareve ndryshe nga sa pritej. Burime te policise bene te ditur se permes kesaj pike te kalimit kufitar me pasaporte biometrike kane kaluar 47 shtetas shqiptare nderkohe qe jane kthyer 6 prej tyre me ekspuls. Gjate 24 oreve te fundit nuk eshte kthyer asnje person per mungese dokumentacioni kryesisht te siguracionit. Nderkaq nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Sarande kane kaluar 3 shtetas me pasaporte biometrike. Burime portuale bene te ditur se kalimi i tyre eshte bere pa asnje problem pas verifikimit perkates te te dhenave ne sistemin TIMS si dhe dokumentacionit te kerkuar. q.b
I kthyeri nga Italia Me dhunuan
DURRES- Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durres kane kaluar me pasaporte biometrike 48 shtetas nderkohe qe jane kthyer 12 prej tyre. Nder te kthyerit nga pala italiane ishte edhe nje 35-vjecar nga Burreli. Pasi mberriti ne portin e Durresit ai eshte transportuar menjehere per ne spital sepse ne trup ai kishte marre plage te renda. Afrim Selaj pohoi se ishte nisur mbremjen e se merkures me tragetin e linjes Durres-Bari drejt brigjeve italiane per nje vizite tek i vellai. Por sipas tij pasi ka zbritur ne portin e Barit ai eshte goditur dhe keqtrajtuar nga policia italiane pa asnje sqarim. Selaj ne gjendje shoku shprehet se eshte rrahur ne menyre barbare. Ai ka kryer edhe nje kallezim ne policine e Durresit per dhunen. Burime te policise bene te ditur se ka dyshime qe 35-vjecari te kete qene ne gjendje te dehur dhe te kete kryer veprime qe bien ndesh me rregulloren e pales fqinje. Burime nga spitali bene te ditur se 35-vjecari kishte pesuar fraktura ne trup. l.m