E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë- Dasma kthehet në mort, vdesin nga helmimi dy persona

Krujë- Një dasëm është kthyer në mort në Krujë, pasi dy persona kanë vdekur si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mamurras, ndërsa viktimat janë Prena Gega 45-vjeçe dhe Drenusha Prendi 40-vjeçe. Ato kishin marrë pjesë në një ceremoni dasmore në fshatin Bushnesh. Fillimisht ata kanë ndjerë komplikacione shëndetësore dhe më pas janë dërguar në spital, por kanë ndërruar jetë gjatë rrugës.

Bashkë me to është helmuar edhe një grua tjetër, e cila është dërguar në Spitalin e Tiranës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga verifikimet paraprake mjekët kanë raportuar se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e helmimit nga ushqimi, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›