E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 13 vjeçarit në Fier, rrëfen gjyshja e autorit

4 ditë pas ngjarjes së rëndë në Ballsh, ku një femije mbeti i vdekur me një thikë në zemër nga shoku i tij moshatar, 13-vjecari i dyshuar si autor i krimit është ngujuar në ambjentet e shtëpisë.
 

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kur Gjykata e Fierit do të merrte masën e arrestit për vëllain e autorit Edmon Kamaj 19 vjec, është prononcuar gjyshja e tyre duke thënë se krimi është kryer nga i mituri me inicialet B.K, shoku i viktimës.
 

Gjykata e Fierit ka vendosur burg pa afat për Edmon Kamaj, i cili fillimisht u akuzua si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë në Ballsh.
Dy të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin në një fushë të improvizuar futbolli në Ballsh mbrëmjen e së premtes së kaluar. Mendohet se vrasja ka ardhur pas një konflikti banal të momentit midis dy të rinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›