E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni në Lazarat, Burgaj: Asgjesohen 5 mijë bimë kanabis, 5 të arrestuar

Policia e shtetit ka përfunduar me sukses operacionin anti-drogë në fshatin Lazaran, ndërsa ka arrestuar edhe 5 persona. Në një konferencë për shtyp drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi se si rezultat i këtij operacioni janë asgjesuar 5 mijë bimë kanabis, 3 kamionë, 2 bote uji, 2 furgonë, jane sekuerstruar 1 mijë rrënjë kanabis të cilët ishin vendosur në gota plastike gati për t`u mbjellë, ndërsa janë arrestuar shtetasit Miço Kuro 29 vjeç nga Lazarati, Aurel Hyso 28 vjeç nga Lazarati, Erjon Hajdini nga Tepelena,Gentian Halimi 19 vjeç nga Kukësi dhe Agron Blloshmi 19 vjeç nga Librazhdi.

Gjithashtu sipas Burgajt janë identifikuar edhe personat të cilët kanë qëlluar me armë ndaj policisë si dhe u janë sekuestruar dy fuoristradat, ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e tyre, si dhe u janë sekuestruar dy fuoristradat.

Burgaj deklaroi se në këtë operacion u angazhuan 200 forca policie dhe në vijim të këtij operacioni puna u përqendrua në kontrollin e rrugëve lidhëse të Lazaratit.
 

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka bërë thirrje banorëve të distancohen nga disa elementë me precedentë kriminalë të cilët kundërveprojnë me armë ndaj policisë duke theksuar se ndaj tyre do të përgjigjen me forcën e ligjit. Mësohet se deri tani nuk ka pasur incidente. Ndërkohë që priten ndjekje penale ndaj banorëve kultivues të zonës së Lazaratit.
 

Policia po vijon aksionin për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbeje për të kultivuar kanabis në fshatin Lazarat. Më herët, policia ka sekuestruar shumë rrënjë kanabis, si dhe ka ndaluar qindra punonjës, të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›